Lajme
Nestlé u paguan 330 franga bonus punëtorëve që testohen
Një vëzhgues i lajmeve mendon se ky veprim është shantazh. “Punonjësit kushtëzohen me para për t’u testuar. Nëse nuk e bën, nuk do të marrësh para”

Punonjësit e kompanisë së madhe botërore me seli në Zvicër Nestlé do të testohen. Por kushdo që refuzon testimin nuk do të marrë “bonusin korona”. Punonjësit janë të zemëruar.
Nëse virusi corona përhapet në një kompani, ekziston rreziku i sëmundjeve masive dhe i ndalesave të prodhimit. Shefat duan ta parandalojnë këtë me çdo kusht.
Në këtë kuptim, kompania Nestlé gjithashtu u ka shkruar një letër punonjësve të saj në një fabrike në Wangen (SZ), se testimi tani është më i rëndësishëm se kurrë, shkruan 20minuten.ch.
Sipas ndërmarrjes ushqimore, oferta është falas dhe vullnetare.
Por punonjësit në uzinën në Wangen janë ndier të shtrënguar të kryenin testin, transmeton albinfo.ch. Sepse nëse nuk do të pranonin ta bënin, ata nuk do të merrnin “bonusin korona”, siç thuhet në letrën drejtuar punonjësve.
Një vëzhgues i lajmeve mendon se ky veprim është shantazh. “Punonjësit kushtëzohen me para për t’u testuar. Nëse nuk e bën, nuk do të marrësh para”, thotë ai.
Nestlé korrigjon “gabimin”
“Është e saktë që kompania ka paguar vetëm për shkak të koronës një bonus prej 330 frangash për punonjësit në fabrika që nga fundi i nëntorit – për çdo muaj, përcjell albinfo.ch. Me këtë, Nestlé donte të shpërblente përkushtimin, fleksibilitetin dhe përshtatjen e punonjësve në rrethana të veçanta”.
Por, “premia korona” në asnjë mënyrë nuk është e lidhur me testet për Covid. Nestlé tani ka marrë masat e menjëhershme. Nuk është e qartë nëse menaxhmenti në Wangen ka vepruar “krye më vete” në këtë rast.
Zëdhënësi nuk ka dëshiruar të jepte informacione mbi rastin apo masat e marra. Sidoqoftë, procedura në Wangen “qartë nuk korrespondon me udhëzimet tona”, ka thënë ai.
Nga pikëpamja ligjore, sipas Konrad Moor nga Avokatura “Bürgi Nägeli”, nuk ka asgjë të keqe sa i përet bonusit për testimin, transmeton albinfo.ch. “Nëse punëdhënësi ofron bonusin, ai i trajton të gjithë në mënyrë të barabartë dhe u lejon atyre të zgjedhin”, thotë Moor.
Megjithatë, një kompani nuk mund t’i detyrojë punonjësit e saj t’i nënshtrohen testit të koronës. Kjo është e mundur vetëm në raste të jashtëzakonshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mesazhi i Pashkëve nga Don Marjan Marku, Drita e ringjalljes që kapërcen kufijtë Si përfaqësues i një kishe që vepron në një kontekst modern dhe multikulturor si ai zviceran,...
-
Chair Airlines renditet në mesin e kompanive me nisjet më të sakta në Zvicër
-
Dy shqiptarë dënohen me 18 vjet burg Angli
-
Mira Murati me hapin e radhës në krijimin e “Thinking Machines Lab”
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shëndetësor në Zvicër: Dallime të mëdha në sigurimet shtesë Në vitin 2023, kompanitë e sigurimeve shëndetësore në Zvicër, si CSS, raportuan një diferencë të konsiderueshme...
-
Përplasja e dy tramvajëve në Cyrih shkakton përkohësisht ndêrprerje trafiku
-
Ari si një strehë e sigurt funksionon gjithmonë – çfarë duhet të dini
-
Zvicër: Për qiramarrësit, lëvizja e shtëpisë mund të jetë shumë e shtrenjtë
-
Kolona të gjata në portalin jugor të Gotthard