Lajme
Netanyahu konfirmon përgjegjësinë e Izraelit për sulmet me pejxherë
Izraeli e ka konfirmuar për herë të parë se qëndron pas operacionit të shtatorit, ku shpërthyen qindra pejxherë të përdorur nga Hezbollahu në Liban.
Sipas raportimeve nga mediat izraelite, kryeministri Benjamin Netanyahu i tha kabinetit të tij: “Operacioni i zhurmës dhe eliminimi i udhëheqësit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, u nis me gjithë kundërshtimin e zyrtarëve të lartë në institucionin e sigurisë”.
Vendimi i qeverisë për të informuar mediat izraelite mbi komentet e Netanyahut – dhe si rrjedhojë, të konfirmojë se Izraeli qëndron pas operacionit – duket të jetë një kapitull tjetër në politikat e brendshme që kanë dominuar Izraelin javët e fundit, shkruan CNN.
Deklaratën e Netanyahut mediat e interpretuan si kritikë të nënkuptuar ndaj udhëheqjes ushtarake dhe inteligjencës izraelite, si dhe ndaj ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes, Yoav Gallant, të cilin Netanyahu e shkarkoi të martën, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, qindra pejxherë të përdorur nga anëtarët e Hezbollahut shpërthyen në gjithë Libanin më 17 shtator, sulm që la të vdekur nëntë persona dhe plagosi rreth 2,800 të tjerë.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës













