Lifestyle
Netët e horrorit në Hollywood
Ngjarja është krijim i John Murdy, drejtor kreativ i studios Universal në Hollywood. Ai ka krijuar një mori figurash të filmave horror
Në studiot e kompanisë Universal, krejt çfarë dëgjohet janë britmat, derisa në përgatitje është hapja për publikun e festivalit vjetor të netëve horror.
Do të jenë edhe 10 hapësira tjera të reja të mbushura me drita të errëta, fantazma dhe aktor të veshur si figura horror që dalin nga errësira kur më së paku priten. Ngjarja është krijim i John Murdy, drejtor kreativ i studios Universal në Hollywood. Ai ka krijuar një mori figurash të filmave horror sikurse Halloween, Saw, The Chainsaw Massacre e të tjerë derisa është në punim të personazheve të reja.
“Mendoj se është e jashtëzakonshme që kemi filmat horror me të cilët mund të përjetojmë këto net e që ende po e presim festivalin. Kemi inskenime të disa filmave këtu. Këtu mund të shihni pjesë të ndryshme të filmit që ende s’i kemi parë” tha Murdy.
Për të prezantuar këtë ngjarje, shumë yje që kishin aktruar në filma u paraqiten tek studiot. Frank Grillo, i cili aktroi në dy filma ‘The Purge: Election Year’ dhe ‘The Purge: Anarchy’, testoi krijimet e reja duke marrë pjesë në një skenë të frikshme për hapësiren e re. E stafi i filmit të ri që po xhirohet ‘Happy Death Day’, Israel Broussard, Ruby Modine dhe Jessica Rothe, po ashtu ishin në këtë hapje. Halloween Horror Nights do të vazhdojë deri më 4 nëntor.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti












