Lajme
“New York Times”: Shqipja, ndër tri gjuhët më të vjetra në botë
Sipas një studimi “New York Times”, rendit armenishten si gjuhën e parë më të vjetër në botë, e dyta është greqishtja, e më pas vjen shqipja, prej nga rrjedhin shumë gjuhë të tjera.
Hans Tunman arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhdues autoktonë të popullsisë së lashtë ilire, që as u romanizua dhe as u asimilua nga dyndjet e mëvonshme.
Johan Fon Han, 1811-1869, austriak i diplomuar për drejtësi në Universitetin e Haidelbergut, i cili shërbeu si gjykatës i shtetit të ri grek, dhe më vonë si nënkonsull në Janinë, iu fut studimeve të gjuhës shqipe bashkë me mendjendriturin, gjuhëtarin shqiptar, Kostandin Kristoforidhi. Botoi tri vëllime ‘Studime shqiptare mbi kulturën, gjuhën dhe historinë’ dhe nxori përfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja.
Franc Bop 1791-1867, profesor i Universitetit të Berlinit dhe themeluesi kryesor i gjuhësisë së krahasuar historike indoeuropiane, botoi në vitin 1854 veprën e tij dhe nxori përfundimin se shqipja bën pjesë në familjen indoevropiane dhe është gjuhë e veçantë pa simotër gjuhë tjetër. Dhimitër Kamarda, filolog italian me origjinë shqiptare, botoi veprën ‘Një ese e gramatikës krahasuese rreth gjuhës shqipe’ më 1864, ku vërtetoi me dokumente lashtësinë e gjuhës shqipe si një gjuhë ndër më të vjetrat në botë. Gustav Majer, 1850-1900, profesor austriak në Universitetin e Gracit, anëtar i Akademisë së Shkencave të Vjenës, i cili u specializua në fushën e studimit të gjuhëve shqipe, greke dhe turke, botoi librin ‘Mbi pozitën e gjuhës shqipe në rrethin e gjuhëve indoevropiane’ në vitin 1883, që më vonë u pasua me 8 vëllime shkencore mbi historinë, gjuhën, poezinë, përrallat popullore shqipe dhe ngulmimet e arbëreshëve në Itali dhe Greqi, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht Në Zvicër, demokracia funksionon më drejtpërdrejt se në çdo vend tjetër. Jo vetëm që ka zgjedhje... -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar












