Lajme

Nga 1 dhjetori, ulet çmimi i më shumë se 300 ilaçeve

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka ulur çmimin e më shumë se 300 ilaçeve me një mesatare prej 10 për qind në vitin 2022, një ulje që do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor, përcjell albinfo.ch.

Kjo lëvizje do të thotë se mund të priten kursime prej të paktën 60 milionë frangash.

Në fakt, ulja e çmimit të barnave është një nga masat që Qeveria zvicerane dëshiron të marrë në përpjekjet e saj për të ulur kostot në rritje të kujdesit shëndetësor në vitin 2023.