Lajme

Nga 1 qershori hyjnë në fuqi masat e reja kundër terrorizmit

Ligji i ri, i pranuar në një referendum më 13 qershor 2021, zgjeron kompetencat e policisë për të luftuar terrorizmin.

Agjencitë e zbatimit të ligjit do të jenë në gjendje të përdorin metoda parandaluese kundër terrorizmit, si survejimi elektronik ose arresti shtëpiak, raportojnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Gati 57 për qind e votuesve zviceranë ia vunë veshin thirrjeve të Këshillit Federal për një mbrojtje më të fortë kundër terrorizmit, edhe pse ai tërhoqi kritika nga grupet e të drejtave të njeriut si Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve dhe Amnesty International.