Lajme
Nga 3 gushti partnerë/et nga vendet e treta mund të vizitojnë të dashurit e tyre në Zvicër
Në kategorinë e "vendeve të treta", hyjnë të gjitha shtetet jashtë BE-së dhe EFTA-s. Pradaj ky lajm ka të bëjë edhe me vendet prej nga vijnë shqiptarët dhe nga Ballkani në përgjithësi
Më 20 korrik 2020, Këshilli Federal pati hequr të gjitha kufizimet e hyrjes në lidhje me koronavirusin për dymbëdhjetë vende “të treta”, jashtë zonës së BE / EFTA.
Por, nga të gjitha vendet tjera të treta, jashtë atyre 12 të përmendurave, hyrja në Zvicër për një qëndrim të shkurtër është ende e mundur vetëm në raste të jashtëzakonshme, shkruan sda.ch.
Ndërkaq, gjendja do të ndryshojë së shpejti për të mirë: “Nga 3 gushti, të gjithë ata/ato që kanë një partner/e jete në Zvicër mund të hyjnë sërish në vend nëse mund ta dëshmojnë ekzistimin e kësaj marrëdhënieje”, shkruan Sekretariati Shtetëror për Migracion në një njoftim për media që u prezantua gjatë konferencës së sotme për media në Bernë, transmeton albinfo.ch. Por, sigurisht personat e kësaj kategorie që vijnë nga shtetet dhe zonat me një rrezik të shtuar të infeksionit i nënshtrohen detyrimit të karantinës.
Barbara Büschi nga Sekretariati Shtetëror për Migrim ka sqaruar vendimin: “Ne e kemi marrë seriozisht këtë problem dhe tani mund të paraqesim një zgjidhje”. Për hyrje në Zvicër udhëtarëve të përmendur nga vendet e treta u nevojitet një ftesë dhe duhet të dëshmojnë se marrëdhënia e dashurisë ose partneritetit ka ekzistuar për një kohë të gjatë.
Të përkujtojmë: Në kategorinë e “vendeve të treta”, hyjnë të gjitha shtetet jashtë BE-së dhe EFTA-s. Pradaj ky lajm ka të bëjë edhe me vendet prej nga vijnë shqiptarët dhe nga Ballkani në përgjithësi.
“Një miqësi e shkurtër e lindur në pushime, nuk është e mjaftueshme”. Si provë mund të përdoren letrat, fotot, biletat e aeroplanit ose vulat në pasaporta, përcjell albinfo.ch. “Sigurisht, të gjithë njerëzit i nënshtrohen listës së karantinës të Zyrës Federale të Shëndetit Publik”, ka shtuar ajo
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Amerikë
Robert Lulgjuraj, shqiptari që synon një vend në Kongresin Amerikan Prokurori me origjinë shqiptare shpall kandidaturën për Distriktin e 10-të në Michigan në zgjedhjet e vitit... -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Turqi
Galatasaray i bën ofertë Dua Lipës për festën e titullit kampion në Stamboll -
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj”
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë FC Prishtina dhe FC Kosova Genève u përballën në ndeshjen për trofe, në një ngjarje të... -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur













