Shkurt.ch
Nga cili vend vijnë më shumë produktet e falsifikuara
41 për qind të produkteve të konfiskuara llogariten të jenë nga Kina, e ndjekur nga Mali i Zi, Hong-Kongu, Malajzia dhe Benini
Në BE gjatë vitit 2015 janë konfiskuar përafërsisht pesë milionë më shumë produkte të falsifikuara në krahasim me vitin e kaluar. Siç njoftoi Komisioni Evropian në Bruksel, numri i produkteve të falsifikuara që janë kapur nga autoritetet doganore është rritur për 14 për qind, shkruan albinfo.ch.
Autoritetet doganore kanë konfiskuar më shumë se 40 milionë produkte në vlerë rreth 650 milionë euro, me të cilat janë shkelur të drejtat e pronësisë. Vendi kryesor i origjinës është Kina.
41 për qind të produkteve të konfiskuara llogariten të jenë nga Kina, e ndjekur nga Mali i Zi, Hong-Kongu, Malajzia dhe Benini.
Nga vendi afrikan erdhi (Benini) një sasi e madhe e ushqimit. Pije të falsifikuara alkoolike erdhën kryesisht nga Meksika, ndërsa pije të tjera të rreme nga Maroku.
Në lidhje me produktet kozmetike të falsifikuara Malajzia ishte vendi kryesor i origjinës, ndërsa për veshje Turqia. Për telefonat celularë dhe pajisje të tilla, si hardware, CD, DVD është i njohur Hong-Kongu, njofton Komisioni Evropian, përcjell albinfo.ch.
Mali i Zi ishte vendi kryesor i origjinës për cigare të falsifikuara, ndërsa India është një lider në farmaceutikë.
Në Zvicër vitit e kaluar në 3521 raste janë kapur produktet e falsifikuara të dërguara me postë. Në tetë nga dhjetë raste ishin dërgesat e mallrave nga Hong-Kongu apo Kina.
Vendi i parë nga destinacionet që vijnë produktet e falsifikuara në Zvicër është Turqia (39 për qind), pasuar nga Bashkimi Evropian (17 për qind) dhe Kosova (9 për qind).
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













