Lajme
Nga dhjetori, aplikohet doza e tretë e vaksinës anti-Covid në Itali
Mësohet se Italia planifikon të ofrojë dozën përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit për personat e moshave nga 40 deri në 60 vjeç nga muaji dhjetor, përcjell albinfo.ch.
“Doza e tretë është absolutisht strategjike për të ecur përpara me fushatën e vaksinimit”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, të mërkurën.
Doza përforcuese veçse u është ofruar rreth 2.5 milionë personave në këtë shtet.
Sipas Speranzas, Italia ka nisur fillimisht vaksinimin e grupeve më të cenueshne, personave mbi moshën 60-vjeçare, punëtorëve shëndetësorë dhe atyre që kanë marrë vaksinën e kompanisë Johnson & Johnson, që merret vetëm një dozë.
Sa më shumë shtete që ofrojnë dozën e tretë, aq më mirë mund të kontrollohet pandemia në vjeshtë dhe dimër, ka thënë Speranza.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Itali, deri të mërkurën, më 10 nëntor, pothuajse 84 për qind e personave mbi moshën 12-vjeçare janë vaksinuar plotësisht.
E-Diaspora
-
ASK: Mbi 1.4 milionë qytetarë të regjistruar, mbi 400 mijë nga diaspora Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë pritet të përmbyllet më 17 maj. Sipas të dhënave...
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
Jeta në Zvicër
-
Qasja në pronë është gjithmonë e më e ndërlikuar në Zvicër Qasja në pronë në Zvicër është bërë më e komplikuar vitet e fundit, veçanërisht për të...
-
Sa mund të shpenzojë Zvicra për organizimin e Eurovision-it?
-
A do të humbasin burrat ukrainas statusin e tyre të mbrojtjes në Zvicër?
-
Zvicër: Të ardhurat rriten me çdo brez
-
Nemo kthehet në Zvicër, mirëpritet nga fansat