Lajme
Nga emigrante si fëmijë, në vajza të suksesshme në Britani
Motrat Zalli, nga arratia prej Shqipërisë së ’97-ës, tek suksesi britanik
Detina dhe Argita Zalli u larguan nga Shqipëria drejt Britanisë, gjatë një viti të trishtë për vendin, më 1997-n ndërsa ishin vetëm 9 vjeç.
Por nga jeta prej emigranteve, ato tashmë kanë bërë emër.
Aktualisht dr. Detina Zalli, punon si drejtoreshë e kurseve shkencore në universitetin Cambridge në Britaninë e Madhe. Ajo ka zhvilluar ndër të tjera postdokturën në Shkollën e Mjekësisë së Harvardit në Shtetet e Bashkuar. Motra e saj binjake, dr. Argita Zalli, është pedagoge mbi bioshkencën mjekësore e klinike, në Imperial College të Londrës. Ajo ka kryer trajnimin e saj kërkimor për postdokturën në Kolegjin Universitar të Londrës.
Së fundmi ato kanë rrëfyer historinë e jetës së tyre në TEDx Swansea, pjesë e programin të njohur TED, nën një ligjëratë të titulluar “Si të kapërcesh vështirësitë”, një rrëfim, rreth vështirësive të largimit nga Shqipëria në një vit të errët për Shqipërinë. Gjatë bisedës me Zërin e Amerikës ato flasin mbi përvojën e tyre, vështirësitë dhe arritjet.
VIDEO:
https://www.zeriamerikes.com/a/6682463.html
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












