Koronavirusi: çast pas çasti
Nga kjo datë, karantina e obligueshme nëse udhëtoni në Gjermani!
Por. aplikimi i Karantinës, bën disa prejashtime
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani, përmes një postimi të publikuar në faqen zyrtare ka njoftuar se karantina është e obligueshme kur udhëtoni në Gjermani.
“Gjermania do të aplikojë Karantinën e detyrueshme 14-ditore nga 10 Prill 2020. Rregullorja e re vlen për gjermanët, qytetarët e BE-së, shtetasit e një shteti Schengen ose shtetas që kanë jetuar dhe jetojnë në Gjermani për shumë vite vet apo me familjet e tyre dhe kanë qëndrim të rregullt- e që kanë qenë jashtë shtetit për disa ditë dhe po kthehen në vendbanimin e tyre në Gjermani”, thuhet në njoftim.
Ndërsa aplikimi i Karantinës bën përjashtim për:
– udhëtarët, udhëtarët me punë dhe teknikët e shërbimit me emërime urgjente që duhet të hyjnë ose të largohen nga vendi për disa ditë,
– personat që duhet të transportojnë njerëz, sende dhe mallra përtej kufijve në rrugë tokësore, hekurudhë, anije ose aeroplan,
– Udhëtarët në tranzit gjatë rrugës për në vendin e qëndrimit të tyre të përhershëm – me kusht që të mos shfaqin ndonjë simptomë të sëmundjes.
Personat pa një adresë të regjistruar në Gjermani që duan të hyjnë në Gjermani për të paktën disa javë punë duhet të kenë prova se një karantinë dy-javore është e garantuar ose janë marrë masa ekuivalente të higjenës operative dhe masat paraprake për të shmangur kontaktin.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











