E-Diaspora
Nga refugjat në sipërmarrës
Kol Gashi ka pasur shumë ndihmë si refugjatë në Remstal, sidomos nga ish-shefi i tij Franz Wari. Ai i kishte përkrahur shumë shqiptarët e Kosovës. Tashmë Gashi ka kompaninë e tij, si dhe është integruar mjaft mirë
Kol Gashi, 50-vjeçar kishte ardhur në fillim të viteve 90’ në Gjermani dhe nuk kishte asgjë. Tashmë ai zotëron kompaninë e tij, shkruan ‘zvw.de’.
Kol Gashi ka pasur shumë ndihmë si refugjatë në Remstal, sidomos nga ish-shefi i tij Franz Wari. Ai i kishte përkrahur shumë shqiptarët e Kosovës. Tashmë Gashi ka kompaninë e tij, si dhe është integruar mjaft mirë, përcjell albinfo.ch.
Por, historia e tij ishte mjaft interesante. Ai para dhjetë vjetësh ishte afër depërtimit. Policia kishte shkuar në 4:30 të natës dhe i kishin thënë se duhet të largohet. Gashi është i sigurt se do të dëbohej po të mos ishte Franz Wari për ta ndihmuar. Tashmë ai është shumë i suksesshëm.
Ai ka katër fëmijë dhe së bashku me gruan e tij jetojnë në Strümpfelbach, afër skulptorit Karl Ulrich Nuss. Ai ka shumë shokë gjermanë dhe klientë, derisa fëmijët e tij shkojnë në gjimnaz. Sidoqoftë, ai nuk e kishte aspak të lehtë në Kosovë. Ai u rrit me tetë vëllezër e motra, kurse babai i tij ishte fermer dhe duhet të punonte në fushë. “Kjo ishte e kuptueshme në atë kohë”. Por, arsimi ishte shumë i rëndësishëm për këtë familje.
Të gjithë vëllezërit e motrat në Strümpfelbacher kanë diplomuar, kurse njëri nga nipërit ka studiuar në Eliteuni të Oxfordit.
Kol Gashi ishte i vetmi pa diplomë universitare dhe në vend të kësaj hapi një dyqan dhe në fillim shkoi mirë, por në vitet 90’ shpërtheu lufta në Ballkan dhe të ardhurat filluan të bien dhe ai dëshironte vetëm të largohet.
50-vjeçari është integruar mjaft mirë në Gjermani, ashtu si edhe fëmijët e tij. Ai ka kompaninë e tij dhe është i kënaqur me kushtet në Gjermani.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











