Lajme
Nga rrëzimi i një avioni ushtarak, 25 të vdekur
Informacionet e fundti tregojnë se është rritur në 25 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni ushtarak në rajonin Kharkiv të Ukrainës, përcjell albinfo.ch.
Prokuroria e Ukrainës deklaroi se ka filluar një hetim lidhur avionin AN-26 të ushtrisë ukrainase që u rrëzua në rajonin Kharkiv.
Në deklaratë thuhet se në aksident kanë humbur jetën 25 persona, ndërsa 2 të tjerë janë plagosur rëndë.
Shërbimi emergjent i Ukrainës më parë njoftoi se në aksident humbën jetën 22 persona, 2 të tjerë u plagosën dhe se ishin në kërkim 4 persona.
Ndërkohë institucioni ka përditësuar në 27 numrin e personave, të cilën më parë e kishte njoftuar se në “avion ndodheshin 28 persona”.
Dy persona janë hedhur nga avioni
Në avionin, për të cilin thuhet se po kryente fluturim trajnues, ndodheshin pjesëtarët e ekuipazhit dhe studentë të forcës ajrore të Universitetit Kharkiv.
Guvernatori i rajonit Kharkiv, Aleksei Kuçer, tha se avioni u rrëzua gjatë uljes dhe se 2 persona kanë mbijetuar pasi janë hedhur nga avioni nga një distancë e afërt para rrëzimit të tij.
“Piloti para rrëzimit ka njoftuar për mosfunksionimin e motorit të majtë”, tha Kuçer.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit 740 projekte ndërtimi në Cyrih, qyteti publikon listën e punimeve... -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit














