CH-Ballkani
Nga Tirana kërkohet unitet për dialogun me Serbinë
Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, u ka bërë thirrje partive politike në Kosovë që të jenë unike për fazën finale në dialogun Kosovë-Serbi.
Gjatë një konferencë për shtyp me homologun e tij të Kosovës, Kadri Veseli, Ruçi tha se bëhet fjalë për sovranitet dhe integritet territorial dhe të gjithë duhet të lënë anash interesat partiake, përcjell albinfo.ch.
“Ne inkurajojmë aktorët e përfshirë që kjo zgjidhje të jetë e drejtë, e pranueshme, afatgjatë dhe në interes të Kosovës dhe gjithë rajonit”, ka thënë Ruçi.
Ndërsa Veseli deklaroi se në dialogun përfundimtar mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jenë bashkë, pozita dhe opozita. Nuk është koha për ego për pushtet, por është koha për unitet, theksoi Veseli.
“Nuk ka opsion tjetër. Ajo që e më shumë aktualisht e dëmton Kosovën është mungesa e unitetit, nuk është koha të mendojmë për ego të luftës për pushtet aktualisht. Është momenti të mendojmë për gjeneratat e ardhshme, në mënyrë që të fuqizojmë shtetin tonë. As Vuçiq nuk mund të dëmtojë sovranitetin tonë me ardhjen e tij në Kosovë”, ka thënë Veseli.
Ai së bashkë me zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Dardan Gashi më herët kanë takuar ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.
Edhe në këtë takim Veseli i bëri ftesë opozitës për unitet. Ndërsa Berisha tha se dialogu e marrëveshja janë me një rëndësi të madhe për rajonin në tërësi.
Sipas Berishës, integriteti territorial, sovraniteti i Kosovës nuk mund të jetë në asnjë rrethanë çështje diskutimi. Edhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj tha se duhet të ndërtohet grupi i unitetit, pasi tha se vetëm të bashkuar dhe unikë Kosova do të ecë përpara.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41














