Kosova
Ngacmimet seksuale në UP, protestojnë studentët
Alora Hyseni ka thënë se kërkojnë që në Kodin e Etikës për stafin akademik të UP-së në dispozitat e tij të futet edhe termi ‘ngacmimi seksual’
Organizatat studentore SKV, Grupi anti-seksist, Artpolis USPE dhe ORCA kanë protestuar kundër ngacmimeve seksuale në Universitetin e Prishtinës.
Ndonëse në numër jo të madh, aktivistë të këtyre organizatave janë tubuar para Rektoratit të UP-së për t’i adresuar kërkesat e tyre. Alora Hyseni ka thënë se kërkojnë që në Kodin e Etikës për stafin akademik të UP-së në dispozitat e tij të futet edhe termi ‘ngacmimi seksual’.
Dy kërkesat e tjera të studentëve janë që të formohet një komision, i cili do t’i hetonte rastet e mundshme të ngacmimeve seksuale dhe Universiteti i Prishtinës të kërkojë falje për këto raste dhe, sipas tyre, për mosmarrjen e ndonjë veprimi në këtë drejtim.
Hyseni tha e kanë mirëpritur shkarkimin e prorektores Teuta Krasniqi-Pustina, por ka paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e tri kërkesave të tjera.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













