“Ngasësi më i krisur i Zvicrës”, 46 muaj burg dhe mundësi dëbimi
Amir B. është dënuar për ndihmën e ofruar në një rast vjedhjeje të bërë më 28 nëntor të vitit të kaluar
Në vitin 2004 shqiptari Amir B., atëbotë 21 vjeç, qe bërë figurë mediale në kuptimin negativ të kësaj fjale në shtypin zviceran. Ai pati dalë në një televizion zviceran duke u vetëlavdëruar për ngasjen e shpejtë të veturës, dhe me këtë e pati siguruar përçmimin dhe urrejtjen e opinionit zviceran. I mbiquajtur si “ngasësi më i krisur i Zvicrës”, Amiri të cilin mediet si duket ende nuk e kane harruar, ka qëndruar sot në bankën e të paditurit në Gjykatën e Qarkut në Hinwil, Kantoni i Cyrihut.
Kësaj here nuk bëhet fjalë për ngasje të shpejtë të veturës por për ndihmë në një rast vjedhjeje. Amiri, tashmë 28 vjeçar, mund edhe të dëbohet nga Zvicra, sepse me këtë rast do t`i llogaritej edhe dënimi i mëparshëm me kusht që i qe shqiptuar për vozitje të shpejtë me rrezik për pjesëmarrësit në trafik. Ai qe kapur edhe 15 herë tjera duke vozitur pa patentë shoferi, e cila i qe marrë me kohë, shkruan Tages Anzeiger.ch.
Ndihmën gjegjësisht mbulesën e ofruar në një rast vjedhjeje të bërë më 28 nëntor të vitit të kaluar, ai e ka kontestuar me arsyetime të cilat trupi gjykues nuk i ka pranuar. Sipas gjyqtarëve, Amiri ka abuzuar së tepërmi me të drejtën dhe nuk ka më gatishmëri për ta besuar. Ai po kështu nuk ka treguar vullnet për të pranuar veprat e kryera gjegjësisht për tu penduar, kështu që i ka shqiptuar atij një dënim prej 19 muajsh burg efektiv.
Me këtë rast dënimit të ri i bashkohen edhe dënimet e mëparshme me kusht, të cilat, të akumuluara bëjnë gjithsej 46 muaj burg. Dënimi i shqiptuar nga gjykata, e ka tejkaluar për tre muaj atë që ka kërkuar prokurori.
Në bazë të dënimit, Enti për Migracion mund ta dëbojë atë nga Zvicra.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër Rrëfimi prekës për jetën e punëtorëve sezonalë nga Kosova është përzgjedhur ndër nëntë punimet më të... -
Zvicër
100 kuriozitete për Zvicrën, një nga vendet më të zhvilluara dhe më të veçanta në botë -
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025












