Lajme
Ngrihen tonet në mes të bashkëbiseduesve?
Mësohet se gjatë bisedimeve, në Bruksel, Thaçi në njërën anë, dhe Dacic e Vucic në anën tjetër, kanë ngritur zërin ndaj njëri – tjetrit.
Burime të gazetës Express kanë bërë të ditur se takimi i përbashkët, në Bruksel, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka rezultuar me përplasje të ashpra ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë.
Mësohet se gjatë bisedimeve, Thaçi në njërën anë, dhe Dacic e Vucic në anën tjetër, kanë ngritur zërin ndaj njëri – tjetrit.
“Pas kësaj situate Baronesha Ashton ka kërkuar një pauzë dhe aktualisht negociatorët ndodhen në pauzë”, ka thënë një burim i gazetës.
Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje në mes serbëve dhe shqiptarëve në Bruksel.
Vulin, i cili është pjesë e delegacionit serb në dialog, ka thënë se takimi është duke vazhduar. Sipas tij, brenda është duke u biseduar për tema të ndjeshme, por nuk ka specifikuar se cilat janë ato.
Në Bruksel po vazhdon raundi i tetë i negociatave ndërmjet dy kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq. Sipas kryeministri Thaçi, sot duhet të nënshkruhet një marrëveshje që i jep fund funksionimit të strukturave paralele serbe në tri komunat e veriut.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














