Shkurt.ch
Ngrihet akuzë kundër imamit ekstremist të Bielit
Imami në fjalë, në njërin nga predikimet e tij thuhet të ketë bërë thirrje për t`i shkatërruar të krishterët, hebrenjtë, hindusët, rusët dhe shiitët
Prokuroria e qarkut Jura-Seefeld të Kantonit të Bernës ka iniciuar procedurën penale kundër imamit Abu Ramadan, të xhamisë Ar-Rahman të qytetit Biel/Bienne. Ky predikues islam, sipas aktakuzës ka kryer shkelje të nenit kundër racizmit, të Kodit Penal të Zvicrës.
Prokuroria e përgjithshme e Bernës ia ka konfirmuar Agjencisë Zvicerane të Lajmeve SDA një raportim mbi këtë temë që e kishte publikuar sot gazeta “NZZ am Sonntag”.
Imami në fjalë, në njërin nga predikimet e tij thuhet të ketë bërë thirrje për t`i shkatërruar të krishterët, hebrenjtë, hindusët, rusët dhe shiitët.
Ndërkohë imami kontrovers ka humbur edhe statusin e refugjatot që e gëzonte më parë si i përndjekur nga Libia, transmeton albinfo.ch. Por ai jeton në Zvicër falë vizës C ose Lejes së përhershme të qëndrimit.
Imami libian, Abu Ramadan, me të cilin mediat prej pothuaj një viti po merren me të madhe për shkak të predikimeve ekstremiste islamike, ka ardhur nga Libia para rreth 20 vitesh. Ndonëse ka fituar status të refugjatit të njohur nga Zvicra, ai ka vizituar disa herë vendin e prejardhjes, Libinë.
Bazuar në këtë rrethanë, Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) në muajin gusht kishte marrë vendimin për t`ia tërhequr statusin e përmendur, transmeton albinfo.ch. Me vizitat e shumta që ka bërë në Libi, 12 sish, e fundit ka qenë gjatë vitit 2017, imami ka treguar se ai, në vendin prej nga “ishte përndjekur” mund të lëvizte i papenguar.
Imami 64 vjeçar, gjatë gjithë kohës së qëndrimit në Zvicër nuk ka punuar asnjëherë, nëse përjashtojmë predikimet që herë pas here i ka mbajtur në xhaminë “Ar`Rrahman” në Biel/Bienne.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Fëmijët e diasporës në Ostermundigen përgatiten për festën e Pavarësisë së Kosovës... -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?











