Integrimi
Ngrihet busti i Nënë Terezës, vepër e skulptorit Mal Myrtaj
Tubimin do ta përshëndesë kryebashkiaku i Singenit, Bernd Häusler ndërsa nga ana kosovare një fjalë përshëndetjeje do ta mbajë konsulli i Republikës së Kosovës në Shtutgart, Faket Kajtazi
Kohë më parë me nismën e një grupi bashkatdhetarësh nga Singeni, Konstanca por edhe nga Zvicra e më gjerë është iniciuar ngritja e një busti të humanistes së madhe shqiptare Nenë Tereza. Busti do të përurohet më 20 qershor.
Në një njoftim të bërë lidhur me këtë eveniment nga komuna e Singenit thuhet veç tjerash „përmes donacioneve të shumta të bashkëqytetarëve tanë me prejardhje nga Kosova, me banim në Singen, në qarkun e Konstancës si dhe nga Zvicra po edhe disa ndërmarrjeve nga Singeni, është ngritur busti i Nënë Terezës nga skulptori Mal Myrtaj në bashkëpunim me firmën Schwarz Grabmale. Si vend i përshtatshëm është zgjedhur një shesh në mes të parkut të mrekullueshëm të Klinikës Hegau Bodensee, thuhet në tekstin e ftesës për këtë përurim, të bërë nga komuna.
Po ashtu edhe skulptori i njohur shqiptar me qëndrim në Singen, Mal Myrtaj bën të ditur për albinfo.ch se këtij përurimi i ka prirë një angazhim shumë serioz i bashkatdhetarëve tanë në regjion e më gjerë. Ndërsa ai shprehet i kënaqur me punën që e ka bërë në formësimin e figurës së madhe të Nënë Terezës. “Kam pasur kënaqësinë ta punoj këtë bust, ndërsa për kurorëzimin e punës sime skulpturale kam pasur pëlqimin e bashkatdhetarëve që e kanë parë”, thotë Myrtaj.
Me rastin e përurimit të bustit do të ketë një program të ngjeshur. Tubimin do ta përshëndesë kryebashkiaku i Singenit, Bernd Häusler ndërsa nga ana kosovare një fjalë përshëndetjeje do ta mbajë konsulli i Republikës së Kosovës në Shtutgart, Faket Kajtazi.
Kryebashkiaku Häusler dhe konsulli Kajtazi do ta bëjnë edhe zbulimin e bustit të Nënë Terezës. Ndërsa bekimin e bustit do ta bëjë prifti Bernhard Knobelspies nga Famullia Katolike në Singen.
Solemniteti do të shoqërohet edhe me program muzikor të përgatitur nga Shkolla Muzikore e të rinjve në Singen. Në përmbyllje të manifestimit, qyteti Singen bashkë me shoqatat shqiptare dhe me donatorët ofrojnë një apero të vogël për pjesëmarrësit.
Përurimi mbahet më 20 qershor me fillim në orën 12.00 në parkun e Klinikës Hegau Bodensee, Virchow-Strasse 10 në Singen, te klinika për fëmijë.
Info rreth ngjarjes
- LokacioniSingen
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina












