Lajme
Ngrijnë në ujërat e Italisë, 7 emigrantë humbin jetën
Shtatë emigrantë humbën jetën nga temperatura e ulët mes të ftohtit të acartë shumë pranë brigjeve të ishullit italian të Lampeduzës. Pjesa më e madhe e tyre ishin nga Egjipti dhe Bangladeshi.
Qindra prej tyre ishin në një anije prej druri të mbushur, transmeton Albinfo.ch.
Siç raporton tch, rojat bregdetare italiane arritën të shpëtojnë rreth 280 emigrantë të tjerë.
Tri prej viktimave vdiqën kur forcat italiane po afroheshin mes ujrave të trazuar, ndërsa katër të tjerë vdiqën teksa transportoheshin drejt ishullit.
Dy anije të rojës bregdetare kryen shpëtimin ndërsa një varkë nga policia financiare e Italisë qëndronte në afërsi gjatë opeacionit që u ndërlikua së tepërmi për shkak të dallgëve.
Autoritetet italiane njoftuan se anija 20 metra e gjatë ishte ende në ujërat e Tunizisë, por ekipet vendase nuk kishin qenë në gjendje ta gjenin. Ajo u diktua më vonë në zonën italiane të kërkim-shpëtimit.
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje Dhuna në familje në Zvicër kërkon masa shtesë për të mbrojtur viktimat dhe për të ndëshkuar... -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore? -
Air Canada gjobitet për shkelje të rregullave zvicerane -
Sa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026?












