Lajme
Statuja 20 metra e lartë për nder të punëtorëve shëndetësorë
Statuja 20 metra e lartë për nder të puntorëve që janë në vijën e parë të luftës Covid-19 në gjithë botën
Në kryeqytetin e Letonisë, Riga, për nder të mjekëve shëndetësorë është ngritur një statujë 20 metra e gjatë, duke falënderuar kujdesin e doktorëve karshi pacientëve të prekur me koronavirus, transmeton albinfo.ch.
Statuja është vendosur në Riga, qytet i njohur edhe për ndërtesat prej druri, arkitekturën e artit të ri dhe qytetin e vjetër mesjetar.
Kjo statujë është dedikuar për punëtorët e kujdesit shëndetësor që trajtojnë pacientët me koronavirus, transmeton tutje albinfo.ch.
Artisti Aigars Bikše zbuloi statujën të martën në një ceremoni jashtë Muzeut Kombëtar të Arteve të Letonisë në Riga.
Statuja është pothuajse 20 metra e gjatë dhe tregon një grua në një pallto laboratori, maskë dhe doreza që shtrihen drejt qiellit. Ajo ka veshur rrathë rozë dhe ka një stetoskop rreth qafës.
Bikše i tha Reutersit se u deshën rreth tre muaj për ta krijuar dhe se ai u frymëzua duke parë sakrificat heroike që punëtorët e kujdesit shëndetësor po bënin për të shpëtuar pacientët e tyre.
“Unë po vëzhgoja lajmet, po shikoja se si mjekët hasnin vështirësi të mëdha në Itali, se si flinin në dyshemetë e spitalit, si ishin plagosur fytyrat për shkak të veshjes së maskave për orë të gjata. Kuptova që unë, si artist, si skulptor, duhet të them diçka”, tha ai, sipas përkthimit të Reuters.
Në shumë qytete, banorët kanë dalë për festimet e natës në ballkonet dhe dyert e tyre për të brohoritur për stafin e spitalit dhe punëtorët e tjerë thelbësorë. /Albinfo.ch.



Scrinshot *(youtube) Channel 3000
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Prodhimi industrial në Zvicër ra ndjeshëm në tremujorin e parë Prodhimi në sektorin sekondar të Zvicrës vazhdoi të bjerë në tremujorin e parë të vitit 2026.... -
Qiratë në Zvicër pritet të rriten përsëri -
Shtypi zviceran mbi filmin e Dea Gjinovcit: “Një kryevepër arti që sfidon” -
Investimet e huaja në Zvicër bien ndjeshëm -
Një nga viktimat franceze të Crans-Montanës kërkon kompensim prej 7.5 milionë frangash












