Ngritje e lehtë e numrit të të papunëve
7000 të papunë më tepër sa janë regjistruar në fund të dhjetorit, e ngrenë përqindjen e papunësisë ne Zvicër nga 3.6 në 3.8 %
Në përfundim të vitit që lamë pas në gjithë Zvicrën ishin të regjistruar 184600 persona në listat e të papunëve në entet e punës, njofton 20 Minuten.ch. Ky numër , siç ka bërë të ditur sot Sekretariati Shtetëror për Ekonomi SECO, është për 7 mijë më i madh se ai i një muaji më parë, respektivisht i fundit të nëntorit.
Shprehur në përqindje, 7000 të papunë më tepër sa janë regjistruar në fund të dhjetorit, e ngrenë përqindjen e papunësisë ne Zvicër nga 3.6 në 3.8 %. Frangu i fuqishëm, sipas SECO-s do të ndikojë që edhe në dy vitet që vijnë, përqindja e papunësisë të mbetet në nivelet rreth 3.4%.
Kjo nënkupton që me gjithë tejkalimin e shpejtë të krizës financiare që ka bërë Zvicra, përqindja e papunësisë ende nuk ka mundësi të zbresë në shifrat që ka pasur para krizës së vitit 2008/2009-
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?













