Lajme

Ngrohja globale në Zvicër: Më pak borë

Tashmë e dimë se ndryshimi i klimës po bën që akullnajat e Zvicrës të shkrihen me një ritëm alarmant dhe bora të bëhet më e rrallë në lartësitë më të ulëta të Alpeve, përcjell albinfo.ch.

Por, ky nuk është ndikimi i vetëm që ngrohja globale ka pasur në mjedisin e vendit: në kantonin e Valais lulet vendase edelweiss, të cilat rriten në male, po zëvendësohen nga një specie pushtuese (ose të paktën për Zvicrën) e quajtur kaktusi.

Një klimë më e ngrohtë në Alpe, e cila rezulton në zvogëlimin e mbulesës së borës, po krijon kushtet ideale – domethënë moti i nxehtë dhe i thatë – për rritjen dhe përhapjen e kaktuseve.

https://www.theguardian.com/environment/2023/feb/10/cacti-replacing-snow-on-swiss-mountainsides-due-to-global-heating