Lajme
Nikoliq president i ri i Serbisë
President i ri i Serbisë është zgjedhur, Tomisllav Nikoliq, kurse Boris Tadiq e ka përgëzuar rivalin për këtë fitore. Dallimi në vota ndërmjet tyre është 2 për qind, raportojnë mediat serbe.
Sipas rezultatave preliminare Nikoliq në ruandin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ka marrë 49,7% të votave ndërsa Tadiq 47%. Në votime kanë marrë pjesë 46 për qind e zgjedhësve.
Nikoliq ka falënderuar votuesit dhe ka thënë se Serbia nuk do të largohet nga rruga evropiane dhe se nuk do ta braktisë popullin serb në Kosovë.
Ai ka thënë se kurrë nuk do të shkelë Kushtetutën e Serbisë dhe ka bërë të ditur se vizita e tij e parë jashtë vendit si president i Serbisë do të jetë në Rusi.
Kurse Tadiqi në fjalimin e tij të fundit i ka lutur të gjitha partitë politike që të drejtohen kah Evropa, të paktën edhe një vit. Ai i luti politikanët që të mos kthehen në vitit e 90-ta.
Edhe në Kosovë, nën përkujdesjen e OSBE-së, janë mbajtur zgjedhjet presdinciale serbe.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran
Jeta në Zvicër
-
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër Oferta po zvogëlohet, ndërsa kërkesa për banim mbetet shumë e lartë... -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor -
Kostot e kujdesit shëndetësor në Zvicër po rriten më shpejt se mundësitë financiare të qytetarëve













