Maqedonia
Nimetz: Koha për zgjidhjen rreth emrit është tani
"Ka ardhur koha për vendimmarrje dhe mendoj se jemi në këtë moment”, deklaroi ai.
Negociatori special i OKB-së, Matthew Nimetz, që ka vizituar Athinën, i ka kërkuar Greqisë dhe Maqedonisë që të përfitojnë nga momenti dhe të zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre shumëvjeçare për çështjen e emrit.
“Ka një moment këtu dhe ne duhet ta kapim. Mendoj se pritja dhe ngadalësimi i gjërave nuk kanë kuptim këtu, nuk kanë kuptim tek fqinji verior, nuk kanë në përgjithësi asnjë kuptim. Kemi diskutuar këto gjëra për 25 vjet. Të gjithë e dinë cilat janë çështjet. Ka ardhur koha për vendimmarrje dhe mendoj se jemi në këtë moment”, deklaroi ai.
Nimetz e ka konsideruar takimin me ministrin e Jashtëm, Nikos Kotzias, shumë konstruktiv dhe ka shfaqur kënaqësinë e tij ndaj pozicionimeve të palës greke.
Edhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar se ka shpjeguar gjatë 40 minutave që ka zgjatur takimi me negociatorin e OKB-së propozimin e palës greke për një pakt që do t’ia propozojë fqinjit verior të Greqisë brenda muajit shkurt.
Një ditë më parë Kotzias kishte deklaruar se për palën greke ka rëndësi të madhe që emri i ri të jetë i përbërë në gjuhën sllave dhe të mbetet i papërkthyer.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Papunësia ra në 3% në prill Faktorët sezonalë ndikojnë pozitivisht në të dhënat e publikuara nga SECO.... -
Si rriten pagat në Zvicër me moshën? -
Zvicra importon një numër rekord organesh -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin












