Sport

Nis ndeshja ndërmjet Kosovës e Suedisë

Ka nisur ndeshja miqësore ndërmjet Kosovës e Suedisë.

Kujtojmë se në këtë sfidë trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, u ka dhënë rastin disa lojtarëve nga Superliga, shkruan Koha.net.

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes miqësore mes Suedisë dhe Kosovës, ndeshje kjo e cila zhvillohet në Doha të Katarit.

Përzgjedhësi i Kosovës për këtë ndeshje ka ftuar 13 lojtarë nga Superliga dhe disa prej tyre janë në formacionin startues të Kosovës për këtë ndeshje.

Kosova: Visar Bekaj, Armend Thaqi, Fidan Aliti, Lirim Kastrati, Herolind Shala, Zymer Bytyqi, Florian Loshaj, Flamur Kastrati, Ylldren Ibrahimaj, Elbasan Rashani , Leotrim Bekteshi.

Ndërkohë që përzgjedhësi i Suedisë orë më parë e ka bërë publik formacion zyrtar të ndeshjes.

Suedia: Peter Abrahamsson, Simon Sandberg, Kristopher Da Graca, Jacob Une Larsson, Adam Andersson, Alexander Kacaniklic, August Erlingmark, Anton Salétros, Muamer Tankovic, Robin Söder, Simon Hedlund, përcjell Albinfo.ch.