Kosova
Nis në Tivat Samiti BE–Ballkani Perëndimor, Kosovën e përfaqëson Albulena Haxhiu
Në fokus perspektiva evropiane e rajonit, Plani i Rritjes së BE-së dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal
Në Tivat të Malit të Zi ka nisur sot punimet Samiti i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, një takim i nivelit të lartë ku marrin pjesë liderë të vendeve të rajonit dhe përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian, përcjell albinfo.ch.
Republika e Kosovës në këtë samit përfaqësohet nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, e cila pritet të marrë pjesë në diskutimet kryesore të forumit.
Sipas njoftimit nga Presidenca, punimet e samitit do të fokusohen në perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, zbatimin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, si dhe çështjet që lidhen me sigurinë, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.
Gjatë pjesëmarrjes së saj, Haxhiu pritet të riafirmojë përkushtimin e Kosovës për procesin e integrimit evropian, si dhe kërkesën për trajtim të drejtë dhe të barabartë në kuadër të procesit të zgjerimit të BE-së.
Po ashtu, ajo do të theksojë rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal si një element kyç për paqe, stabilitet dhe zhvillim ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Samiti në Tivat konsiderohet një nga forumet e rëndësishme politike mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të rajonit, në një periudhë kur procesi i zgjerimit dhe reformat në vendet aspirante mbeten në qendër të agjendës evropiane. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
Krijohet Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër -
Takim në Zyrën e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB për çështjen çame -
Nga Tirana në Vjenë e Londër, diaspora mobilizohet kundër ndërtimeve në Zvërnec -
Bernë
Ambasada e Kosovës në Bernë njofton mërgatën: Më 6 qershor 2026 hapen qendrat e votimit në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
BE-ja kërkon më shumë para nga Zvicra për të mbrojtur kufijtë e jashtëm -
Qyteti Vernier ankohet kundër ndalimit të burkinit në Gjenevë -
Bien ndjeshëm sulmet ndaj bankomateve në Zvicër -
Sulmet ndaj bankomateve janë përgjysmuar në vitin 2025













