Lajme
Nis numërimi mbrapsht: Rumania e Bullgaria nga 1 janari anëtare të zonës Schengen
Për Rumaninë dhe Bullgarinë ka nisur numërimi mbrapsht për aderimin në zonën e lëvizjes së lirë, Schengen.
Nata e ndërrimit të viteve do të shënojë për dy vendet një epokë të re, pasi qytetarët e tyre do të mund të lëvizin të lirë sikurse qytetarët e vendeve të tjera anëtare.
Rrugëtimi i dy vendeve drejt kësaj zone arriti në fund më herët gjatë dhjetorit, pasi Unioni dha bekimin e tij pas betejës së fortë të tyre.
“Ne kalonim deri në 12 orë në radhë dhe kjo do të jetë diçka pozitive si për ekonominë edhe për drejtuesit e mjeteve”, thotë një qytetar.
“Kjo do të sjellë normalitet për transportuesit dhe ky normalitet duhet të kishte ndodhur 10 vjet më parë. Nuk do ketë më vonesa dhe kosto shtesë”, thotë një qytetar.
Aksesi në Schengen për Rumaninë dhe Bullgarinë u bllokua në 2023-shin nga Austria dhe Holanda nga shqetësimet për emigracionin e paligjshëm, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
Zona Schengen, një ndër arritjet më të prekshme të integrimit evropian, aktualisht përfshin 29 vende dhe rreth 450 milionë njerëz.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











