Lajme
Nis verifikimi i të burgosurve politikë kosovarë
Kryeministri Hashim Thaçi i ka inkurajuar ish të burgosurit politikë që të aplikojnë për të marrë statusin e ish të burgosurit. I pari këtij aplikacioni i është përgjigjur Adem Demaçi
Pas përmbylljes së aplikimit për statusin e veteranit të UÇK-së, Qeveria e Kosovës e ka filluar të enjten një aplikimin tjetër, atë për verifikimin e ish-të burgosurve dhe të përndjekurve politikë kosovarë. I parë që i është përgjigjur këtij aplikimi, ka qenë simboli i rezistencës Adem Demaçi.
Ky i fundit, i cili ka qëndruar brenda grilave rreth 28 vjet, u shpreh i lumtur që më në fund institucionet e Kosovës filluan të përkujdesën për këtë plejadë njerëzish, që sakrifikuan jetën dhe familjen për lirinë e vendit.
“Jam këtu me ju, por mendjen e kam me ata, dëshmorët tanë dhe nuk ka para që mund t’i paguajë ata njerëz, të cilët me vetëdije shkuan drejt vdekjes, që ne sot të jetojmë të lirë, shprehemi lirshëm dhe të përpiqemi të bëjmë diçka për popullin tonë”, tha Demaçi i cili është quajtur me epitetin “Mendela i Evropës”.
Këto komente Adem Demaçi i bërë gjatë fillimit zyrtar për aplikimin e statusit të përndjekurit dhe të burgosurit politikë, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Hashim Thaçi me bashkëpunëtorët e tij.
Ndërkaq, në emër të Shoqatës së të Burgosurve Politikë, kryetari i kësaj shoqate, Hydajet Hyseni, i cili tha se po fillojnë rregullimin me ligj të një padrejtësie të gjatë, të gjerë, të thellë, shumë të veçantë – realizimin e të drejtave të një të burgosuri politik.
“Sot po fillon procesi i aplikimit për këtë të drejtë, pasi që janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura ligjore dhe institucionale dhe, sot është rasti për të shprehur mirënjohje për gjithë ato sakrifica që janë bërë dhe veçanërisht për dëshmorët e lirisë, të të gjithë brezave, të gjitha mënyrat e sakrificës deri te Epopeja e lavdishme e UÇK-së, në mesin e të cilëve ka edhe shumë ish-të burgosur politikë”, tha Hyseni.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërkaq i ka inkurajuar ish-të burgosurit politikë të Kosovës, që të aplikojnë për njohjen e statusit të të dënuarit, të burgosurit dhe të përndjekurit politik të Kosovës.
Me këtë rast, kryeministri Thaçi ka thënë se ndihet tepër i emocionuar dhe jashtëzakonisht krenar që është në mesin e njerëzve prijëtar të lëvizjes së Kosovës për liri dhe pavarësi, Adem Demaçin, Hydajet Hyseni, Ilmi Ramadani…etj.
“Nuk ka kënaqësi dhe krenari më të madhe sesa kur shteti kujdeset për njerëzit e sakrificës, të mundit, për njerëzit që gjithçka kanë pasur në potencialet e veta, e kanë shkrirë për atdheun e vet, për lirinë e vendit të vet”, ka thënë kryeministri Thaçi, duke shtuar se liria e Kosovës ka qenë ëndërr e të gjithëve dhe kjo ëndërr është shndërruar në realitet.
Kryeministri ka shprehur mirënjohje të thellë për kontributin, sakrificën e Adem Demaçit, i cili siç ka thënë ai, gjithmonë ka qenë simbol i udhëheqjes, mobilizimit, por edhe inspirimit për liri.
“Unë personalisht ndihem krenar që e kemi pasur simbol të rezistencës bacën Adem dhe të gjithë ju ish-të burgosur politikë, që keni qenë burim inspirimi në përpjekjet tona finalizuese politike dhe ushtarake për çlirimin e Kosovës dhe largimin e Serbisë nga Kosova”, theksoi kryeministri.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













