Lajme
Nisma globale: Kina i bashkohet “Covax”, do të shpërndajë 2 miliardë vaksina kundër Covid
Kina i është bashkuar zyrtarisht nismës globale që synon të shpërndajë 2 miliardë doza të vaksinës kundër Covid 19 në gjithë botën deri në fund të vitit të ardhshëm.
Ministria e Jashtme kineze konfirmoi se Pekini i ishte bashkuar nismës të njohur si Covax, çka e bën Kinën ekonominë më të madhe që i bashkohet një koalicioni që ka si qëllim të balancojë të ashtuquajturin ‘nacionalizim të vaksinës’, shkruan Tch, përcjell Albinfo.ch.
Pekini e kishte humbur skadencën e parë për t’iu bashkuar nismës Covax të udhëhequr nga OBSH, Gavi, aleanca e vaksinave dhe koalicioni për inovacionet dhe përgatitjen për epidemitë. Aleanca globale e 156 vendeve ka si qëllim të sigurojë vaksinat anti Covid për afro 20 për qind të popullatës më të rrezikuar në çdo vend pjesëmarrës, duke ndarë koston e kërkimit dhe shpërndarjes.
Pjesë e nismës Covax është edhe Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit, që synojnë të sigurojnë përmes këtij bashkëpunimi një sasi të konsiderueshëm vaksinash, kur ato të jenë të disponueshme. Bashkimi i Kinës me Covax është një lëvizje taktike që përmirëson imazhin e Pekinit. Kina është vënë nën kritika për vonesë në reagimin e hershëm ndaj virusit që u shfaq në Wuhan dhjetorin e shkuar. Vendimi i Pekinit po ashtu nxjerr në pah edhe rivalitetin me SHBA-në, që ka thënë se nuk do t’i bashkohet aleancës.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti














