Lajme
Një arritje tjetër në fushën e arsimit ndërmjet SHBA-së dhe Shqipërisë
Një arritje tjetër në fushën e arsimit ndërmjet SHBA-së dhe Shqipërisë, pas nënshkrimit të marrëveshjes së “Fulbright” në muajin shtator 2019, transmeton albinfo.ch.
Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, studentët dhe trupa pedagogjike e Fakultetit të Mjekësisë Dentare në Tiranë do të kenë mundësi të marrin një eksperiencë të vyer në një nga institucionet prestigjioze në SHBA në këtë fushë.
Një falënderim i veçantë për përfaqësuesit e Universitetit Rutgers, New Jersey, dhe Fakultetit të Mjekësisë Dentare të Tiranës që përqafuan menjëherë këtë iniciativë dhe bën të mundur finalizimin e saj edhe gjatë kushteve të vështira të pandemisë.
Postimi i plotë:
Finalizohet bashkëpunimi zyrtar ndërmjet UMT dhe Fakultetit të Mjekësisë Dentare me “Rutgers School of Dental Medicine” të New Jersey, USA.
Ky bashkëpunim u iniciua që në muajin mars 2020 nga Ambasadorja jonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zonja Floreta Faber, drejtues e përfaqësues të FMD dhe drejtues të lartë e personalitete të Rutgers School of Dental Medicine të New Jersey, duke planifikuar gjithashtu edhe një vizitë zyrtare të përfaqësuesve e drejtuesve të Rutgers School të New Jersey në UMT e FMD. Për shkak të situatës së pandemisë, kjo vizitë pritet të realizohet në një periudhë më të përshtatshme epidemiologjike.
Ky bashkëpunim shumë i rëndësishëm me partnerë prestigjozë ndërkombëtarë, i pari bashkëpunim i FMD me një Universitet amerikan, synon mobilitetin e stafit akademik dhe të studentëve nga FMD e UMT pranë Rutgers School, USA, si dhe shkëmbime të karakterit akademik-shkencor dhe mundësi të njohjes së studentëve tanë me të rejat shkencore të dentistrisë Amerikane, të paraqitura nga përfaqësues të Universitetit të New Jersey!
Shpresojmë që ky hap i parë i një bashkëpunimi kaq të rëndësishëm të zgjerohet e të fuqizohet në vijim, duke përfshirë e duke krijuar edhe mundësi më të mëdha për studentët e stafin e FMD e UMT.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












