Lajme
Një ditë para izolimit gjermanët vërshojnë nëpër markete
Nga e mërkura, Gjermania hyn në një karantinë të fortë, por përpara se izolimi të vendosej, gjermanët përfituan për ca blerje të minutës së fundit.
Nga Berlini e deri në Frankfurt, Mynih e Dortmund, njerëzit mësynë qendrat tregtare, edhe pse pamjet tregojnë se të gjithë mbajnë maska, transmeton tch, përcjell Albinfo.ch.
Nga 16 dhjetori deri në 10 janar ne Gjermani do të mbyllen të gjitha dyqanet me përjashtimin e atyre që janë të nevojshme për nevojat e përditshme. Shkollat mbyllen, dhe nuk ka detyrim për prani në mësim. Në kopshte ofrohet kujdestari vetëm në raste nevoje.
Edhe parukeritë e shërbime të tjera mbyllen, ndërsa rregulla të forta vlejnë edhe për takimet private. Maksimumi lejohen të takohen 5 persona nga dy familje. Fëmijët deri në 14 vjeç nuk llogariten. Vetëm nga 24-26 dhjetor ka një rregullore të posaçme, ku lejohet që në rrethin familjar takime me katër vetë që vijnë nga familje të tjera. Megjithatë rregullat konkrete varen nga landet federale, që lëshojnë vetë rregulloret e posaçme të koronavirusit.
Në 5 janar landet dhe federata do të takohen sërish për të parë ecurinë e gjendjes. Së fundmi kancelarja Merkel ka theksuar, se janari dhe shkurti do të jenë muaj shumë të vështirë pandemie.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë













