Kultura
Një dokumentar i animuar britanik për Skënderbeun
Një dokumentar i ri për Skënderbeun është publikuar këtë javë në kanalin më të madh të videomaterialeve, në Youtube
Kompania britanike e filmave të animuar, King And Generals, ka realizuar një dokumentar për heroin e shqiptarëve dhe rezistencën ndaj sundimit otoman.
Dokumentari i animuar flet jo vetëm për betejat, luftërat dhe diplomacinë e Gjergj Kastriot Skënderbeut, por edhe për detaje të njohura të jetës së heroit të shqiptarëve, njofton vizionplus.tv
Edhe pse dokumentari është publikuar më 2 shtator, pra vetëm pesë ditë më parë në kanalin zyrtar të Kin gand Generals në You Tube, ky dokumentar ka arritur thuajse 170 mijë shikime dhe 7 mijë pëlqime.
Animacioni është një nga teknikat që zgjedh kjo kompani kinematografike në Britani për të afruar të rinjtë dhe fëmijët me historinë dhe për t’i bërë më të njohura ngjarjet më të rëndësishme në botë.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant











