Lajme
Një dozë e vaksinës Pfizer u jep njerëzve 85% mbrojtje
Një dozë e vetme e vaksinës së Pfizer dhe Biontech i jep njerëzve 85% mbrojtje nga koronavirusi, sipas një studimi nga Izraeli. Pfizer ka thënë në vazhdimësi se dy doza të vaksinës nevojiten për efikasitet të lartë. Në testet klinike, ai raportoi 52.4 për qind efikasitet pas njërës dozë por 95 për qind efikasitet pas […]
Një dozë e vetme e vaksinës së Pfizer dhe Biontech i jep njerëzve 85% mbrojtje nga koronavirusi, sipas një studimi nga Izraeli.
Pfizer ka thënë në vazhdimësi se dy doza të vaksinës nevojiten për efikasitet të lartë. Në testet klinike, ai raportoi 52.4 për qind efikasitet pas njërës dozë por 95 për qind efikasitet pas të dyjave.
Qeveria britanike, në dhjetor, vendosi të ndiqte një politikë sipas të cilës do t’i jepej sa më shumë njerëzve që të ishte e mundur doza e parë e vaksinës, duke rritur distancën kohore mes dy dozave. Doza e dytë e vaksinës së Pfizer dhe Biontech dhe asaj të AstraZeneca-s dhe Oxfordit, jepet tani 12 javë pas të parës. Vetë Pfizer, nuk ka mbështetur këtë qasje duke argumentuar se vaksina nuk është testuar për të treguar se çfarë efikasiteti do të kishte pas tre muajsh me një dozë të vetme.
Një ekip kërkuesish në Izrael, vend ky që kryeson me programin e tij të imunizimit dhe që po përdor vaksinën e Pfizer dhe Biontech, ka zbuluar se efikasiteti është i lartë edhe para se njerëzit të marrin dozën e dytë. Ata e publikuan analizën e tyre në revistën mjekësore “The Lancet”, dhe sqarojnë se e kanë mbështetur atë në të dhënat e vaksinimit të më shumë se 9 mijë punonjësve të shëndetësisë. Ata zbuluan se efikasiteti rritej me kohën. Përfshirë rastet asimptomatike, efikasiteti ishte 75 për qind.
Njerëzit në Izrael e marrin dozën e tyre të dytë rreth tre apo katër javë pas të parës, por shkencëtarët nuk presin që efikasiteti të zbehet për disa muaj pas një doze të vetme.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













