Integrimi
Një “Dritare e hapur” në mes të poezisë dhe integrimit
Jeton në Zvicër, në kanton Schwyz ndërsa sivjet ka botuar një libër me poezi, në gjuhën shqipe. Ardiana ka provuar veten edhe me shkrime në gjuhën gjermane
Ardiana Avdiu Memeti është një krijuese e re nga Ferizaj që jeton në kanton Schwyz të Zvicrës. Ajo këtë vit ka botuar një libër me poezi, në gjuhën shqipe. “Dritarja e hapur” quhet libri i saj, redaktore e të cilit është shkrimtarja e njohur Dije Demiri Frangu. Është një libër i arrirë dhe i pasur me mesazhe artistike.
Ardiana ka studiuar në drejtimin sociologji në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, ndërsa në Zvicër ka vazhduar trajnimet në institutin zviceran për fëmijë dhe media, SIKJM, Zürich.
Krahas angazhimit me shkrime Ardiana, që është nënë e tre fëmijëve, punon edhe si pedagoge dhe moderatore e grave, e përkushtuar në projektet e shumta integruese.
Pyetjes sonë se prej nga e merr motivin për punë, ajo i përgjigjet: “Motivi im i jetës dhe i krijimtarisë janë fëmijët e mi. Atyre ua kam kushtuar edhe librin e sapobotuar, ata janë dashuria dhe energjia ime. Falë tyre unë sot ia dal të jem një shembull i mirë i menaxhimit të jetës sociale: jam ndërmjetësuese kulture, animatore, moderatore dhe pedagoge. Dhe, krahas të gjitha këtyre, gjej kohë për t`i ndihmuar në mësime e për t`i mbështetur fëmijët e mi në sportin e tyre të dashur futbollin. Pra, të ardhmen e fëmijëve të mi mundohem ta organizoj si një prind e si një shembëlltyrë për ta”, thotë Ardiana në një intervistë për albinfo.ch.
Ndërsa lidhur me pasionin e saj për letërsinë ajo thotë se me shkrime ka filluar të merrej që nga shkolla fillore. “Atëherë nisa t`i botoja vjershat e para në revisten për fëmijë “Zog Mëngjesi”. Isha shumë aktive në aktivitete të lira si në grupin letrar të shkollës “Gjon Sereci” ku shkrimet e mia janë vlerësuar me çmime të larta në garat që organizoheshin për krijuesit e rinj”, shprehet Ardiana Mehmeti.
Duke folur rreth punës si moderuese e projekteve të shumta integruese, Ardiana thotë për albinfo.ch se ende nuk është e kënaqur. “Sepse akoma nuk vizitohen sa duhet këto projekte kaq të vlefshme nga të cilat mund të përfitojnë sa prindërit po aq edhe fëmijët. Por për fat të keq femra shqiptare është rrallëherë pjesëmarrëse në jetën shoqërore. Duke qenë e angazhuar në punët e shtëpis prore ajo mbetet e pa integruar sa duhet, ngase nuk ia arrin të angazhohet në mësimin e gjuhës. Por shpresojmë që e ardhmja do të ndrijë më mirë edhe për femrat e diasporës”.
Ardiana së fundmi është e angazhuar në një projekt shkrimi me autorë zviceranë. “Në këtë projekt shkrimi, ne me talentin tonë thumbojmë dukuritë e shëmtuara shoqërore, pra padrejtësitë që bëhen, kryesisht varfërinë e cila sado që vërehet pak në Zvicren e pasur, ekziston. E vërtetë, jam shumë e vlerësuar në këtë projekt, dhe ndihem si në familjen time në mesin e autorëve të huaj”, thotë ajo.
E pyetur se cili është libri i radhës, dhe në cilën gjuhë do të jetë ai. Ardiana thotë: “është befasi, unë po shkruaj, nuk e kam ndërmend të ndalem. Po jetoj në Zvicër dhe kohëve të fundit po shkruaj shumë në gjuhën gjermane por kurrë pa e harruar gjuhën tonë të bukur shqipe”.
Për këtë vit Ardiana është e ftuar në disa lexime nga institucionet e ndryshme zvicerane.
“Do të mundohem që sa më mirë të prezantoj kulturën tonë shqiptare, sepse ne këtu të gjith jemi ambasadorë të kombit tonë”, premton Ardiana duke na falënderuar për vizitën që i bëmë në zyrën ku ajo krijon..
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dënohet me burg të përjetshëm kosovari për tentativë vrasjeje të gruas në prani të fëmijës Një burrë e kishte goditur me thikë gruan e tij të ndarë më shumë se 20... -
Familja reagon për vdekjen tragjike të 22-vjeçari nga Kosova në Londër -
Amina Nuraj: “Unë, bija e Atdheut”, një rrëfim mbi identitetin shqiptar në Sanxhak -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Disspora
Diaspora: 15 miliardë € në 18 vjet për Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Pagesat me telefona të mençur tejkalojnë ato me kartë në Zvicër Një numër gjithnjë e më i madh zviceranësh po përdor telefonin e mençur për të paguar,... -
Treni i devijuar në Valais, linja Goppenstein–Brig e pezulluar deri të shtunën -
Fondet zvicerane të pensioneve regjistrojnë fitim, por pagesa e 13-të mund të krijojë presion financiar -
Banorët e Neuchâtel-it do të votojnë për përfshirjen e të drejtave të të moshuarve në Kushtetutë -
Shefi i zjarrfikësve merret në pyetje në hetimin zviceran për zjarret fatale













