Sport
Një faqe e rreme e “Majlinda Kelmendit” shkakton huti në facebook
Rreth 700 shpërndarje ka marrë një postim fals i një faqeje në Facebook, kinse si faqe zyrtare e xhudistes kosovare Majlinda Kelmendi.
Rreth 700 shpërndarje ka marrë një postim fals i një faqeje në Facebook, kinse si faqe zyrtare e xhudistes kosovare Majlinda Kelmendi.
Në këtë postim, “Kelmendi” fliste se si po kurdisej një duel mes saj dhe një xhudisteje serbe dhe pyeste ndjekësit që të tregonin a pajtohej të përballej apo jo.
“Keq e më keq. Pas lajmit që mora para disa dite që është duke u organizuar një duel me një xhudiste serbe, tani mora informacionin që assesi nuk kapërdihet. Më njoftuan se dueli është kurdisur dhe unë duhet të sakrifikoj karrierën time dhe të lë të më mposhtë xhudistja serbe. Është shumë e qartë tani më se kjo po bëhet vetëm që disa zyrtarë tanë u hynë në b… ndërkombëtarëve dhe të shpëtojnë nga premtimet e bëra. Andaj kërkoj nga ju që të më përkrahni duke më kthyer një përgjigje se a duhet të marrë pjesë apo jo dhe unë o të vendosi në bazë të komenteve tuaja. Mos harroni të bëni edhe share”, kishte shkruar kjo faqe mashtruese.
I menjëhershëm ishte reagimi i trajnerit të kampiones olimpike, Driton Kuka, që ka kërkuar edhe reagim të policisë si dhe ka paralajmëruar padi, shkruan Albinfo.ch.
“Majlinda s’ka facebook as instagram as asnjē rrjet tjetër social! Miq të nderuar, media por edhe organet e policisë për krime kibernetike mundësisht të parandalohen matrapazët e mashtruesit me emër të Majlindës”, kishte shkruar Kuka.
Edhe Arianit Koci, avokat i xhudistes ka reaguar duke thënë se është i autorizuar që të ushtrojë kallëzim penal ndaj personave që po i shkaktojnë dëm Kelmendit, Kukës dhe Federatës së Xhudos.
Pas gjithë këtyre reagimeve kjo faqe false është mbyllur.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen Një nga tre prokurorët zviceranë që po kryejnë një hetim për zjarrin fatal të 1 janarit... -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet -
A mund të kërkojnë qiramarrësit ulje të qirasë në rast të mbinxehjes së banesave? -
Frekuentimi i kinemasë është në rritje në Zvicër -
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre











