Lajme
Një gjimnaz në Austri ua ndalon nxënësve veshjet e ekzagjeruara
Në Austri ka plasur një debat rreth kodit të veshjeve të nxënësve nëpër shkolla, veçanërisht në gjimnaze dhe shkolla profesionale. Shkas për këtë është bërë një gjimnaz në qytetin e Stockerau-t, në landin e Austrisë së Ulët.
Në fillim të vitit shkollor thuhet se në gjimnazin e Stockeraut nxënësve u është shpërndarë një rregullore e re e kodit të veshjes.
“Kodi i veshjes” sipas rregullores së re përmban këto ndalesa:
- Ndalohet zbulimi i tepruar i barkut dhe i gjoksit.
- Pantallonat nuk guxojnë të jenë shumë të shkurtër.
- Ndalohet bartja e kapelave gjatë orëve mësimore.
- Ndalohen mbishkrimet në veshje me përmbajtje: seksiste, raciste, drogë dhe dhunë.
- Ndalohen këpucët me profil të ndryshëm, të cilat mund të bartin baltë dhe lagështi.
Drejtoresha e këtij gjimnazi, Claudia Reinsperger, ka thënë për media austriake se rregullorja e re është bërë në bashkëpunim me Këshillin e nxënësve dhe të prindërve. Ajo, këtë rregullore nuk e ka quajtur si ndalim për veshjet e nxënësve, por siç ka thënë: „Kj0o është pjesë e rregullave të shtëpisë“, përcjell albinfo.at.
Në një intervistë për gazetën austriake NÖN, drejtoresha ka thënë se kanë qenë të kujdesshëm që mos të bëjnë diskriminime gjinore, specifikisht ndaj gjenisë femërore. „Nuk ka diskriminim femëror. Djemtë po ashtu nuk lejohen ta bëjnë këtë; ata gjithashtu nuk lejohen të ulen në klasë me pjesën e sipërme të trupit të zhveshur”, ka shtuar ajo.
Në anën tjetër, gazeta „kurier“ shkruan se pas futjes së kodit të veshjes në BRG Stockerau pati një breshëri kritikash. Jo të gjithë prindërit e shohin kodin e veshjes te nxënësit si një vlerë arsimore. Por, drejtoresha Reinperger përgjigjet menjëherë: „Nuk ka pasur ankesa nga askush për kodin e veshjes. Janë vetëm mediat ato që po i „fryjnë këtij zjarri“, shprehet ajo, transmeton albinfo.at.
Sipas Drejtorisë së Arsimit, janë vetë shkollat përgjegjëse për secilën rregullore. Rregullore të tilla mund të miratohen në mënyrë të pavarur nga shkollat, por gjithmonë në koordinim me Këshillin e shkollës, mësuesve, nxënësve dhe prindërve.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit














