Lajme
SHBA: Gjykata bllokoi planet e Bidenit për vaksinime nëpër biznese
Ata kanë akuzuar presidentin Biden për tejkalim të autoritetit të tij.
Një gjykatë apeli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bllokoi përkohësisht urdhrin e presidentit Joe Biden për të bërë të detyrueshëm vaksinimin në kompanitë e mëdha.
Ky urdhër i kreut të Shtëpisë së Bardhës parashikon që të gjithë punëtorët në kompanite private me më shumë se 100 persona duhet të vaksinohen plotësisht ose të testohen çdo javë, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Por gjykata e Apelit deklaron se ka gjetur shkelje të rënda statutore dhe kushtetuese në këtë urdhër, që pritet të hyjë në fuqi në muajin janar.
Aktualisht 5 shtete të drejtuara nga republikanët, Texas, Louisiana, Mississippi, South Carolina dhe Utah, si dhe kompani të ndryshme apo grupe fetare kanë bërë padi ndaj këtij urdhri të presidentit.
Ata e akuzojnë presidentin për tejkalim të kompetencave, pasi urdhra të tillë mund të ndërmerren nga shtetet dhe jo nga autoritetet federale.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant












