Lajme
Një grup konsumatorësh zviceran kërkon ‘ngrirjen’ e kostos së sigurimeve shëndetësore
Kostoja e sigurimeve shëndetësore në Zvicër vazhdon të rritet, duke nxitur një organizatë që përfaqëson konsumatorët që të nxisë masat për të parandaluar rritjen e primeve vitin e ardhshëm.
Primet për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor të Zvicrës (KVG në gjermanisht dhe LaMal në frëngjisht dhe italisht) janë rritur në dy vitet e fundit, si pasojë e shpenzimeve shëndetësore më të larta se zakonisht gjatë pandemisë Covid, si dhe faktorëve të tjerë kontribues.
Këtë vit, primet u rritën mesatarisht me 6.6%, megjithëse janë shumë më të larta në disa kantone, shkruan The Local.
Rritjet më të larta të primeve janë në Neuchâtel (+9.5%), Appenzell Innerrhoden (9.3%) dhe Ticino (9.2%). Banorët e Cyrihut panë që primet e tyre u rritën me 7%.
Ndërsa primet për vitin 2024 do të rritesn përsëri.
“Primet llogariten paraprakisht duke përdorur vlerësime”, tha Departamenti Federal i Shëndetit Publik (FOPH). “Pandemia e ka bërë veçanërisht të vështirë këtë ushtrim. Tani duket se primet e paguara gjatë viteve 2021 dhe 2022 rezultuan të pamjaftueshme për të mbuluar kostot; një rimbushje është thelbësore”, përcjell albinfo.ch.
Një barrë për konsumatorët
Në funksion të kësaj rritjeje, Federata e Konsumatorëve të Zvicrës Frengjishtfolëse (FRC) po kërkon që qeveria të ngrijë koston e primeve për të ndaluar rritjen e tyre vitin e ardhshëm.
“Pjesa e kostove të kujdesit shëndetësor të paguar nga konsumatorët duhet të kufizohet”, tha FRC në një njoftim për shtyp. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë”.
Shoqata shtoi se “ngrirja e primeve duhet të hiqet vetëm kur Parlamenti të ketë sukses në reduktimin e kostove të kujdesit shëndetësor”, shkruan The Local.
Masa të ndryshme në diskutim
Për shembull, partia Center/Mitte kërkon që Këshilli Federal dhe kantonet të ndërhyjnë nëse kostot e kujdesit shëndetësor rriten ndjeshëm në raport me pagat.
Një nismë e ngjashme nga Partia Social Demokrate kërkon një vendim që asnjë familje nuk duhet të shpenzojë më shumë se 10% të të ardhurave të saj të disponueshme për primet.
Propozimet vijnë gjithashtu nga Santésuisse, një organizatë ombrellë për siguruesit shëndetësorë zviceranë, e cila i ka kërkuar qeverisë të zbatojë një sërë reformash për të ulur kostot dhe për të siguruar që jo aq shumë t’u kalohen konsumatorëve, përcjell albinfo.ch.
Njëra është krijimi i një sistemi që shpërblen efikasitetin dhe kosto-efektivitetin në ofrimin e shërbimeve, duke inkurajuar mjekët, spitalet dhe farmacitë që të jenë më të përshtatshëm.
“Ne gjithashtu, për shembull, mund të ulim çmimet e laboratorit, pasi paguajmë deri në tri herë më shumë se jashtë vendit”, sipas kreut të Santésuisse, Verena Nold, e cila tha se një ulje e çmimeve të barnave në nivele evropiane është gjithashtu një opsion, shkruan The Local.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar Marrëveshja parashikon një procedurë të përshpejtuar për identifikimin e azilkërkuesve të refuzuar... -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër











