Shkurt.ch
Një i vdekur dhe dy të lënduar nga një ortek në Zvicër
Nga një ortek në Zvicrën Jugore ka mbetur i vdekur një person dhe dy të tjerë janë lënduar, ka bërë të ditur policia zvicerane.
Kjo erdhi pasojë e reshjeve të dendura në këtë rajon, shkruajnë mediat zvicerane.
Sipas policisë, në kantonin Vaud të Zvicrës ishin një grup prej shtatë francezëve që ndodheshin pranë malit Vanil Carré në lagjen Chateau-d’Oex kur ndodhi orteku, përcjell albinfo.ch.
Një person 39-vjeçar ka gjetur vdekjen, derisa dy të tjerë shpëtuan me lëndime të lehta.
Edhe Zyra Kombëtare e Motit të Zvicrës kishte paralajmëruar për mundësinë e goditjes nga ortekët në disa pjesë të vendit.
Javën e kaluar tre persona mbetën të vdekur në Austrinë Perëndimore, ndërsa autoritetet franceze kanë paralajmëruar gjithashtu për një rrezik të lartë ortekësh në rajonin Haute-Savoie që kufizohet me Zvicrën.
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














