Të tjera
Një i vdekur e 24 të lënduar nga aksidenti i autobusit në Serbi
Siç raportojnë mediat serbe, aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:25, kur një autobus i mbushur me pasagjerë që ktheheshin nga pushimet në Greqi është përmbysur në qytetin e Peçenevcës.
Një autobus është përmbysur në magjistralen Leskovc-Nish, ku për pasojë një person ka mbetur i vdekur, ndërsa janë lënduar 24 të tjerë.
Siç raportojnë mediat serbe, aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:25, kur një autobus i mbushur me pasagjerë që ktheheshin nga pushimet në Greqi është përmbysur në qytetin e Peçenevcës.
Raportohet se drejtuesi i autobusit ka ndërruar jetë, ndërsa 24 persona kanë mbetur të lënduar.
Një nga pasagjerët e plagosur është një djalë 13-vjeçar, i cili u shtrua në spital me stomak të mavijosur. Gjithashtu, një i moshuar 69-vjeçar ka pësuar frakturë të hapur të krahut dhe frakturë në brinjë. Operacioni është në zhvillim e sipër.
Në Qendrën Emergjente në Nish ndodhen shtatë persona dhe dy fëmijë.
Më pas 15 të lënduar janë transportuar dhe trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Leskovc./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” Në ambientet e reja të kompanisë në Basel, Dotax Treuhand GmbH ka shënuar 5-vjetorin e themelimit... -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” Në ambientet e reja të kompanisë në Basel, Dotax Treuhand GmbH ka shënuar 5-vjetorin e themelimit... -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas














