Lajme
Një kandidate shqiptare në Bergamo
Në zgjedhjet për presidentin e rajonit të Lombardisë. Suela Plaka kërkon mbështetjen e shqiptarëve
Suela Plaka mbështet shoqata të ndryshme që kanë si program “Mundësitë e barabarta” për individë të ndryshëm, integrimin dhe diversitetin kulturor. Ajo njihet si një grua laike, reformiste dhe progresiste, përcjell albinfo.ch.
Prej vitit 2021 është këshilltare në Komunën ku jeton, Castel Mella. Nga viti 2013 deri në vitin 2018 ka mbajtur detyrën e Zv. presidentes për Barazinë Gjinore.
Ajo prej shumë vjetësh punon si profesioniste e lirë në një studio private, por edhe për struktura shëndetësore të ndryshme, në Bergamo dhe Breshia. Suela merret me nutricion, edukimin shëndetësor dhe promovimin e shëndetit.
Më shumë gjeni në Le Fragole.com. Përvojën e saj ajo do ta vërë në shërbim të projektit “Ta ndryshojmë së bashku Lombardinë”.
Ajo kandidon si Këshilltare në Provincën e Lombardisë, si pjesë e listës “Patto Civico” për MAJORINO PRESIDENT, në qarkun e Bergamos. Suela Plaka kërkon mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë në atë qark për të ndryshuar Lombardinë. Ajo jeton dhe punon në Itali prej më shumë se dy dekadash.
Pasi përfundoi gjimnazin në Shqipëri, vendosi të ndjekë studimet e larta në Universitetin e Breshias. Shumë shpejt Breshia u shndërrua në një qytet që filloi ta dashurojë çdo ditë e më shumë. Me kalimin e viteve krijoi shumë marrëdhënie shoqërore aty dhe u bind akoma më shumë të krijojë një familje dhe të punojë në Itali.
Ajo i është shumë mirënjohese qytetit të Breshias dhe Bergamos, sepse i dhanë mundësinë të pasurohet dhe maturohem shumë përgjatë këtyre viteve.
Sot është e martuar dhe ka dy fëmijë. Ajo ndihet natyrshëm një qytetare e shoqërisë italiane dhe e ndjen veten të integruar shumë mirë në këtë provincë të pasur kulturore të Lombardisë. “Megjithatë, unë nuk harroj nga kam ardhur. Kam lindur dhe jam edukuar, në një vend që përafërsisht gjysmë shekulli përjetoi diktaturën më të egër në Europë”, thotë Suela.
Suela ka qenë vazhdimisht aktive në jetën politike, sociale dhe kulturore në Itali.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss Tiani pesëvjeçar bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss të... -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas











