Sport

“Një kombëtare e tërë”, vetëm nga kosovarët e 2 ligave zvicerane

Gazeta nuk i përfshin këtu edhe lojtarët tjerë shqiptarë, me prejardhje nga Maqedonia dhe trojet tjera shqiptare, të cilët po kështu nuk mungojnë në ligat zvicerane, shkruan albinfo.ch

Me numrin e futbollistëve në Super League dhe Challenge League (dy ligat profesionale të Zvicrës), Kosova mund të përbënte thuajse një ekip të plotë kombëtar, përfshirë dhe rezervat. Këtë konstatim e sjell sot gazeta Blick, e cila lidhur me këtë ka intervistuar dy lojtarë të kampionatit zviceran, të cilët luajnë për Kosovën: Hekuran Kryeziu (FCZ) dhe Idriz Voca (Lucern).

Të përkujtojmë: gazeta nuk i përfshin këtu edhe lojtarët tjerë shqiptarë, me prejardhje nga Maqedonia dhe trojet tjera shqiptare, të cilët po kështu nuk mungojnë në ligat zvicerane, shkruan albinfo.ch.

“23 veta e përbëjnë një skuadër futbolli. Nëse i bëni bashkë të dy ligat profesionale (Super- dhe Challenge-League) përveç Zvicrës – vetëm një komb do të nxirrte një ekip të plotë në fushë: Franca me 28 lojtarë (16 SL, 12 CL). Dhe pastaj Kosova tashmë vjen me 22 lojtarë (8 SL, 14 CL). Brazili e ndjek Kosovën, në vendin e tretë me 15 lojtarë”, shkruan blick, transmeton albinfo.ch.

“Ky sport ishte shumë i popullarizuar në ish-Jugosllavi”, thotë mesfushori i FCL Idriz Voca (22). “Edhe sot, kosovarët ndjekin me eufori ndeshjet e kombëtares së re. Mezi po e pres marsin!”.  Kosova, siç dihet, pastaj mund të kualifikohet në Kampionatin Evropian të Futbollit 2020 përmes play-offit.

 “Një kombinim i mirë”

Historia e Ballkanit shpjegon arsyen përse kaq shumë kosovarë garojnë në ligat më të larta zvicerane. Mesfushori i FCZ, Hekuran Kryeziu, 26 vjeçar, thotë: “Së pari dhe më kryesorja për shkakun se shumë kosovarë të cilët kishin ikur nga Kosova për shkak të luftës, tani jetojnë këtu”. Ai shton se brezi i tij në Zvicër është rritur në kushte modeste dhe shton: “por edhe në këto rrethana mund ta blini një top dhe ta ndani atë me shumë të tjerë”.

Voca e di se brezi i ri i kosovarëve është shumë i talentuar. “Kjo vjen nga prindërit dhe gjyshërit. Futbolli për ta është shumë i rëndësishëm. Babai im shpesh tregonte se si shkonte nga fshati i tij në Prishtinë për të ndjekur ndeshje futbolli.

Në Zvicër, bashkohen të dyja: pasioni për futbollin dhe mundësitë. “Kosova është një vend “i çmendur” pas futbolliit dhe Zvicra ka një nga shkollat më të mira të trainimit për futboll në Evropë. Kështu, temperamenti i Ballkanit dhe trajnimi zviceran kombinohen shumë mirë”.

Mentaliteti Zviceran në Kosovë

Ekziston gjithashtu një mentalitet i caktuar zviceran në futbollin kosovar (dhe tashmë,  me Bernard Challandes, gjithashtu edhe një trajner zviceran). “Zvicra është një vend model”, thotë Hekuran Kryeziu, përcjell albinfo.ch. Përveç për ekipin e Kosovës, kosovarët bëjnë tifo edhe për Zvicrën.

“Arritja  në finalen e Kampionatit Evropian tashmë mund të ketë sukses. Idriz Voca thotë: “Ne kemi luajtur një kualifikim të mirë për Kampionatin Evropian. Tani do të përballemi me Maqedoninë e Veriut dhe, nëse fitojmë ndaj saj, edhe me Bjellorusinë apo Gjeorgjinë. Qëllimi ynë është i qartë: ne duam të shkojmë në Kampionatin Evropian”.

Në të njëjtën kohë, është e vështirë për një shtet kaq të ri të kualifikohet drejtpërdrejt përmes kualifikimeve. “Cilësia pothuajse nuk është e mjaftueshme për këtë.” Por mund të funksionojë përmes play-off-it. Kryeziu flet edhe për durimin, “ne jemi në rrugën e duhur”.

Kosova nuk ka ende emra të mëdhenj, por sipas Vocës, lojtarët e rinj shumë të talentuar tani po vijnë tek Kombëtarja e re. “Ne jemi shumë të entuziazmuar kur shohim se çfarë do të vijë më pas”. Dhe Hekuran Kryeziu po dëshmon “eufori të madhe vitet e fundit”. Me 26 Mars, kjo mund të kulmojë përsëri me një triumf në gjysmëfinalen e play-offit.

Kosovarët në Zvicër

Super League

• Idriz Voca (FC Luzern)

• Benjamin Kololli (FC Cyrih)

• Hekuran Kryeziu (FC Cyrih)

• Edon Zhegrova (FC Basel)

• Mirlind Kryeziu (FC Cyrih)

• Arbenit Xhemajli (Neuchâtel Xamax)

• Shkelqim Demhasaj (FC Luzern)

• Qendrim Kameraj (FC Lugano)

Challengue League

• Eris Abedini (Wil FC)

• Gjelbrim Taipi (FC Schaffhausen)

• Gezim Pepshi (FC Winterthur)

• Uran Bislimi (FC Schaffhausen)

• Mergim Brahimi (Wil FC)

• Donat Rrudhani (FC Aarau)

• Jetmir Krasniqi (FC Schaffhausen)

• Imran Bunjaku (FC Schaffhausen)

• Rrezart Hoxha (SC Kriens)

• Kreshnik Hajrizi (Chiasso FC)

• Leutrim Kryeziu (Chiasso FC)

• Fuad Rahimi (FC Vaduz)

• Valon Hamdiu (FC Winterthur)

• Liridon Balaj (FC Aarau)