Shkurt.ch
Një komunë zvicerane anulon koncertin e këngëtarit nacionalist kroat “Thompson”
Këngëtari Perkovic, emri i të cilit “Thompson” ka domethënien e armës me këtë emër, me të cilën ai kishte luftuar në vitet `90, konsiderohet si nacionalist i cili himnizon regjimin fashist të ustashëve dhe propagandon kundër serbëve
Sapo kemi pasur lajmin për ndalimin që një komunë zvicerane i bëri koncertit të një këngëtari nacionalist serb, një ndalesë e tillë iu shqiptua edhe këngëtarit kontrovers kroat Marko Perkovic, të njohur si “Thompson”, njofton agjencia e lajmeve sda. Vendimi ka ardhur nga këshilli komunal i Schlierenit, qytetit të Kantonit të Cyrihut, në të cilin koncerti ishte planifikuar të mbahej më 3 shtator.
Siç ka bërë të ditur Këshilli i qytetit të Schlierenit të premten, ky vendim është marrë për shkak të prezencës së madhe të pritshme mediale dhe për shkak të reagimeve negative, transmeton albinfo.ch. Lidhur me vendimin është informuar edhe organizatori i koncertit, gjegjësisht menaxheri i sallës ku do të mbahej koncerti.
Bashkë me koncertin, është ndaluar në të njëjtën kohë edhe e gjithë “Nata kroate”, aktivitet ky në kuadër të të cilit duhej të performonte Thompson.
Këngëtari Perkovic, emri i të cilit “Thompson” ka domethënien e armës me këtë emër, me të cilën ai kishte luftuar në vitet `90, konsiderohet si nacionalist i cili himnizon regjimin fashist të ustashëve dhe propagandon kundër serbëve.
Në vitin 2009 Zyra Federale e Policisë (Fedpol) i kishte ndaluar Perkovicit hyrjen në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Por ndërkohë ai sërish qe lejuar, kështu që në dhjetor të vitit 2015 ai qe paraqitur në një koncert të mbajtur në Friburg . me atë rast organizatorët ia kishin kontrolluar përzgjedhjen e këngëve.
Organizata e të Rinjve Socialistë (Juso) e kishte cilësuar këngëtarin si “armik të shoqërisë së lirë dhe demokratike”. Në një letër të hapur të para një jave, Juso kishte kërkuar nga qyteti dhe kantoni që të anulojnë koncertin.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar Marrëveshja parashikon një procedurë të përshpejtuar për identifikimin e azilkërkuesve të refuzuar... -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër












