Lajme
Një lajm i mirë nga Maqedonia e Veriut për diasporën
Qeveria e Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe miratoi informacionin për nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e diasporës ndërmjet Qeverisë dhe 23 komunave
Me këtë rast është autorizuar Xhemail Çupi si ministër i angazhuar për diasporë në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për nënshkrimin e marrëveshjeve për këtë lloj bashkëpunimi.
“Këto zyra komunale do të kenë rol ndërmjetësues ku qytetarëve nga diaspora do t’u mundësohet qasje më e lehtë në informatat e nevojshme dhe do tu jepet udhëzime shtesë bazuar në të drejtat dhe obligimet e tyre në procedurat përkatëse para organeve kompentente gjatë qëndrimit të tyre në vendin amë”, njofton Çupi, transmeton Albinfo.ch.
Në këtë projekt do bashkangjitet edhe Ministria për shoqëri informatike dhe administratë, ku do i angazhojë punonjësit e vet që të bashkëpunojnë në koordinim me punonjësit e komunave në mënyrë që bashkërisht t’u dalin në ndihmë qytetarëve të diasporës.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina











