Kosova
Një milion euro, fondi për viktimat e dhunës seksuale
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se nëse kjo shumë nuk mjafton, dikasteri të cilin e drejton është i gatshëm ta rrisë vlerën e këtyre mjeteve çdo fundvit
Një milion euro është fondi, të cilin Ministria e Financave e ka ndarë në buxhetin e vitit 2018 për kategorinë e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ministri i Financave, Bedri Hamza, pas takimit që ka pasur me organizatat joqeveritare për rehabilitimin e viktimave seksuale, ka thënë se nëse kjo shumë nuk mjafton, dikasteri të cilin e drejton është i gatshëm ta rrisë vlerën e këtyre mjeteve çdo fundvit.
Ai ka mohuar që në Kuvend ka thënë se numri i kësaj kategorie po fryhet, sikurse ajo e veteranëve, duke shtuar se këtë numër e përcakton komisioni, i cili tashmë është duke e kryer punën në verifikimin e viktimave të dhunës.
Ndërkaq, Feride Rushiti ka thënë se ky kompensim nuk do të thotë se të mbijetuarat e dhunës seksuale do t’i harrojnë vuajtjet e përjetuara të torturës.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane













