Lajme
Një milion makina të reja në vendet e BE-së në qershor
17.8% më shumë se vjet
Një milion makina të reja, konkretisht 1.045.072 automjete janë regjistruar në vendet e BE-së në qershor, që është 17.8 për qind më shumë se qershorin e kaluar, njoftoi Shoqata e Prodhuesve Evropianë të Automobilave (ACEA).
Ky është muaji i 11-të radhazi i rritjes së numrit të makinave të reja të regjistruara në BE, shton ACEA.
Rritja nga viti në vit është shënuar në tregjet më të rëndësishme evropiane të makinave dhe është më e larta në Gjermani, 24,8 për qind, Spanjë 13,3 për qind, Francë 11,5 për qind dhe Itali 9,1 për qind.
Rritje nga viti në vit e numrit të makinave të regjistruara është shënuar në të gjitha vendet e BE-së, me përjashtim të Hungarisë, ku u vu re një rënie prej 1.4 për qind.
Në periudhën janar-qershor tregu i makinave në BE u rrit nga viti në vit me 17.9 për qind, pra me 5.4 milionë automjete.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina










