Kosova

Një muaj paraburgim për gruan që privoi nga jeta foshnjën e saj

Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurës A. S., e cila dyshohet sa e ka mbytur foshnjën e saj.

“E pandehura A. S. nga Komuna e Gjilanit, dyshohet se me datë 27.10.2017, ka privuar nga jeta foshnjën e saj gjatë lindjes apo pas lindjes, gjithashtu është munduar të fshehë kryerjen e kësaj vepre”, thuhet në njoftimin e gjykatës, përcjell albinfo.ch.

Me këto veprime e pandehura dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e foshnjeve gjatë lindjes, nga neni 182 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Ngjarja që ndodhi disa ditë më parë kishte shokuar opinionin në Kosovë, duke zgjuar edhe shumë reagime.