Jeta në Zvicër
Një në pesë punonjës zviceranë “i stresuar në punë”
Një total prej 21 përqind e të punësuarve zviceranë janë "shumë shpesh ose gjithmonë" të stresuar në punë, sipas Sondazhit të ri Zviceran të Shëndetit, botuar nga Zyra Federale e Statistikave, përcjell albinfo.ch
Rritja e stresit është më alarmante tek të rinjtë. Një në katër punonjës zviceranë nën 30 vjeç kanë thënë se ata ishin shpesh të stresuar në punë.
Ky stres prek burrat dhe gratë në mënyrë të barabartë, sipas anketës.
Pak nën gjysmën (49 për qind) e njerëzve që vuanin nga këto nivele të larta stresi thanë se ishin të rraskapitur emocionalisht në punë.
Njerëzit që vuajnë nga rraskapitja emocionale kanë gjashtë herë më shumë të ngjarë të pësojnë periudha të depresionit të moderuar deri në shkallë serioze, sipas autorëve të Studimit Shëndetësor Zviceran.
Në vitin 2017, një në çdo dy punonjës vuajti nga të paktën tre nga nëntë të ashtuquajturat “rreziqe psikosociale”, duke përfshirë frikën për vendin e punës, diskriminimin ose dhunën në punë, ose presionin e kohës.
Burrat kishin më shumë të ngjarë të pësonin presion në kohë (54 për qind kundrejt 50 për qind për gratë) dhe mungesë mbështetjeje sociale (21 për qind ndaj 18 për qind për gratë).
Ndërkohë, probleme të tilla, si diskriminimi dhe dhuna, kanë më shumë të ngjarë të prekin gratë (21 për qind kundrejt 18 për qind për kolegët e tyre meshkuj).
Sondazhi i ri shëndetësor zviceran vjen pas një studimi vitin e kaluar që tregon numrin e ditëve të sëmura të marra nga njerëzit në Zvicër për shkak të stresit dhe çështje të tjera të shëndetit mendor, që ishin rritur në 35 për qind në pesë vjetët e fundit.
Punonjësit me kohë të plotë në Zvicër mund të punojnë maksimumi 45 deri 50 orë në javë në varësi të sektorit, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET! Një mbrëmje që e ktheu traditën shqiptare në spektakël kulturor!... -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Zvicër
-
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur Në qytetin e Lucernës, një grua ka mbetur e vdekur në apartamentin e saj për muaj... -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie -
Aferë dashurie midis dy gjyqtarëve federalë -
Shumica pro nismës “Jo Zvicër 10 milionëshe”: Këto janë qëndrimet e partive















