Lajme
Një organizatë studentësh kërkon shembjen e Kishës politike në Prishtinë
Ndërtimi i kishës filloi në mes të viteve 1990, kur Sllobodan Millosheviqi ishte në pushtet dhe përpiqej të konsolidonte kontrollin serb mbi atë që atëherë ishte provinca e saj e Kosovës
Kisha Ortodokse që ndodhet në oborrin e Universitetit të Prishtinës, është kthyer sërish në qendër të vëmendjes. Kjo kishë është ndërtuar para luftës në Kosovë, kurse më pas ka qenë cak i disa sulmeve, por nuk është rrënuar.
Një grup studentësh nga Fakulteti i Matematikës dhe Shkencave Natyrore në Universitetin e Prishtinës dërguan një letër në mediat lokale duke bërë thirrje për shkatërrimin ose përshtatjen e kishës për një tjetër funksion, ndërtimi i të cilës filloi gjatë sundimit të Sllobodan Millosheviqit në vitet 1990, shkruan ‘Balkaninsight.com’.
“Meqenëse ai objekt është ndërtuar në kohën e regjimit të Millosheviqit, pikërisht në oborrin e kampusit universitar, ne shprehim indinjatën tonë të thellë se pse ende asgjë nuk u ndërmor nga institucionet e Republikës së Kosovës për shkatërrimin e atij objekti, ose shndërrimin e tij në ndonjë lloj objekti i cili do t’u shërbente studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për punët e tyre studimore, si për shembull bibliotekë,” thuhej në letër, përcjell albinfo.ch.
Studentët thanë gjithashtu se puna për ndërtimin e kishës së papërfunduar, përgatitjet për të cilën filluan të enjten, duhet të ndalojnë përkohësisht.
“Ne besojmë se këto punime kanë filluar vetëm për ngritjen e tensioneve ndëretnike, prandaj nuk e kemi ndërmarrë ende asnjë masë për kundërshtimin e tyre, mirëpo nëse ato vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme, ne do të reagojmë ashtu siç kanë reaguar gjithmonë studentët shqiptarë të Republikës së Kosovës, pra, me aksione të ndryshme e me protesta gjithstudentore,” paralajmëroi letra.
Studentët thanë se ata s’janë kundër ndonjë feje apo ndërtese fetare, por kundër asaj që ata e quajtën “degradimi” i universitetit.
Përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë filluan pastrimin e kishës të enjten, por puna e tyre u ndalua nga zyra e inspektimit të komunës së Prishtinës, i cili pretendoi se ata nuk kishte lejen e duhur për këtë.
Pastrimi u organizua nga serbë vendas dhe kisha pasi persona të panjohur futën goma në ndërtesë dhe u vunë atyre zjarrin më 9 shtator.
Zjarri nuk i shkaktoi ndonjë dëm të rëndësishëm ndërtesës, por Kisha Ortodokse Serbe dhe serbët vendas u quajtën sulmin të turpshëm dhe i bënë thirrje autoriteteve të Kosovës të gjejnë personat përgjegjës.
Ndërtimi i kishës filloi në mes të viteve 1990, kur Sllobodan Millosheviqi ishte në pushtet dhe përpiqej të konsolidonte kontrollin serb mbi atë që atëherë ishte provinca e saj e Kosovës. Ajo ka mbetur e papërfunduar që kur lufta për pavarësi në Kosovë përfundoi në vitin 1999.
Në korrik, gjatë një gërmimi të kryer nga disa ekspertë mjekoligjorë nuk u arrit të gjendeshin eshtra njerëzish në një varr të dyshuar masiv pranë kishës.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













